Vlorë, 3 zyrtarë në pranga për abuzim
Tre punonjës të postës shqiptare në Vlorë janë arrestuar sot për falsifikim dokumentesh dhe abuzim me detyrën. Sipas policisë, Bernard Haxhi, Osman Sulaj dhe Yllka Gjondeda dyshohet se kanë përvetësuar sasi parash duke falsifikuar dokumentet e personave të vdekur.
Nga hetimet e policisë rezulton që Yllka Gjondeda ka falsifikuar firmën e 375 pensionistëve në listën e pensioneve. Ndërsa Haxhiu dhe Sulaj dyshohet se tërhiqnin pensionin personave të vdekur.