E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret: Rama liro rruget

Sonila Isaku
Trafiku i rrugeve te Tiranes duket se eshte kthyer ne nje makth te vertete per banoret e kryqyetit, sidomos pensionistet dhe te semuret te cilet pervec semundjeve kronike duhet te perballen edhe me trafikun e gjate, dhe pritjet ne rruge. Gjate vizites ne spital tek grevistet e semure, qe per kreun e PS-se eshte kthyer ne rutine, qytetare te cilet kane shkuar te marrin sherbimin shendetesor ne spital kane hasur ne rruge kreun e bashkise, duke i kerkuar te zhbllokoje rruget nga trafiku.
Qytetaret
Kryetari i PS Edi Rama pati dje perballjen e pare me qytetaret e irrituar per shkak te bllokimit pa afat te rrugeve ne Tirane dhe jo vetem. Rama, i cili me siguri nuk e vuan qendrimin e gjate ne trafik per shkak se prej 14 ditesh pershkon vetem trekendeshin PS - Bashki - bulevardi "Deshmoret e Kombit", nuk kishte pergjigje per qytetaret qe vizitonin te afermit e tyre ne Spitalin Infektiv te Tiranes. "Kryetar i Bashkise te lutem na liro rruget pasi nuk mund te perballojme kete trafik, jemi te semure me ilace ne cante dhe nuk mund te perballojme kete situate ne keto dite vape" ka pohuar nje prej qytetareve. Perballja e Rames me qytetaret, ndodhi pasi vizitoi disa prej grevisteve te shtruar ne spitalin infektiv. Gjate deklarates per mediat Rama beri apel per solidarizim me aksionin politik te Partise Socialiste. Ketu Rama sulmoi zerat qe vene ne pikepyetje vertetesine e greves se urise, duke i cilesuar ato cinike.
Situata
I gjithe kryeqyteti eshte duke u perballur cdo pasdite me nje trafik te ngjeshur per shkak te protestave qe zhvillohen cdo dite ne oren 18. Nderkohe qe edhe gjate dites ofrohet e njejta situate ku qytetareve u duhet te qendrojne me ore te tera ne trafik dhe me pas te shkojne ne destinacionin e duhur. Kjo ka detyruar edhe qytetaret te cilet ti kerkojne publikisht kryetarit te bashkise te mundesoje zhbllokimin e rrugeve ne menyre qe ata keto dite vape te mos kalojne edhe stresin e trafikut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›