Richard Grenell edhe këtë vit zgjedh Rivierën Shqiptare për pushime

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ I dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale Richard Grenell edhe këtë vit ka zgjedhur t’i kalojë pushimet e verës në Shqipëri.
Grenell ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga pushimet e tij në Vlorë, ku shfaqet në shoqërinë e familjarëve dhe miqve.
“Shqipëria, me miq dhe familjen”, shkruan Grenell.
Kjo nuk është hera e parë që diplomati amerikan zgjedh Rivierën Shqiptare si destinacion veror.
Prej disa vitesh ai rikthehet rregullisht në jugun e Shqipërisë, duke u bërë tashmë një vizitor besnik i brigjeve shqiptare.
Richard Grenell është një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane dhe një emër me peshë në administratën e Donald Trump.
Gjatë mandatit të parë të Trump, Grenell shërbeu si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.
1 nga 4/k.s/j.p/r.e/