E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë zjarr në pishat e Qafë Malit, në rrezik një banesë

PUKE-Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjesh me pisha në Pukë.
Vatra është pikasur pikërisht sot pasdite ne pyjet e Qafë Malit.
Flakët e zjarrit që ndihmohen nga era dhe temperaturat e larta po kërcënojnë dhe një banesë që ndodhet afër pyllit me pisha.
Në vendgjarje ndodhet shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit. Terreni i thyer malor vështirëson shuarjen e flakëve.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrës, 2 vatra zjarri në Spitallë dhe Gjirin e Lalzit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›