E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kodrat e Shushicës, tymi në Radhimë

VLORE-Një zjarr i rënë në kodrat e Shushicës po djeg masivisht shkurret ne zone, ndërsa zjarrfikësit deklarojnë se e kanë të vështirë të ndërhyjnë në terren.
Flakët e zjarrit që vazhdojnë dhe tani në mbrëmje kanë shkaktuar re të mëdha tymi që kanë zbritur deri mbi Radhimë ku pushojnë qindra qytetarë në këtë sezon vere.
Mësohet se zjarri po u afrohet ullishtave ndërsa zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjne për shkak të terrenit te thyer malor dhe errësirës së natës. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›