E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Ende jo marreveshje mes shoqerise ACR dhe minatoreve greviste

Ne Shqiperi nuk ka ende nje marreveshje mes shoqerise austriake Acr  e cila administron minieren e Bulqizes dhe minatoreve nje grup i te cileve prej dy javesh eshte ne greve urie ne galerite e minieres

Shoqeria Acr kishte njoftuar se do te ulej sot pasdite ne oren 16.00 per te biseduar me nje perfaqesi te minatoreve rreth kerkesave te tyre por takimi eshte shtyre dhe  shoqeria njoftoi se po permbyllte disa ceshtje teknike ne menyre qe bisedimet te perfundonin me sukses. Ne njoftim saktesohej se shume shpejt do te behej e ditur ora e takimit. Minatoret nga ana e tyre kane prahuar kushtin e ACR qe ne bisedime te mos jene drejtuesit e sindikates.

Minatoret kerkojne rritjen e pages permiresimin e kushteve te punes si dhe doreheqjen e drejtorit te minieres. Gjendja e tyre paraqitet e renduar nderkohe qe eshte shtuar dhe rreziku per sigurine e minieres. Ministria e Ekonomise njoftoi sot se mosfunksionimi i rregullt i pompave te ajrimit dhe atyre te ujit te cilat tani kontrollohen prej grevisteve mund te jete me pasoja per shkak te grumbullimit te gazrave te demshem ne miniere apo te shoqerohet edhe me shembje nese ujerat nuk largohen. Nje situate e tille thuhet ne njoftimin e ministrise mund te coje ne degradim e minieres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›