Qytetarët ankohen për faturat. OSSH: Denonconi dyshimet
Mbi 8900 qytetarë janë ankuar pranë OSSH lidhur me faturat e fryra të energisë, matësin apo lidhjen e kontratës. Shifra publikohet nga OSSH, e cila fton qytetarët të denoncojnë dyshimet për abuzime nga ana e punonjësve të OSSH.
TIRANE- Gjatë tre muajve të parë të këtij viti pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë mbërritur 8975 ankesa të cilat lidhen me faturën me matësin apo lidhjen e kontratës së energjisë elektrike. Por pjesa që prek direkt buxhetin e qytetarëve si mbifaturimi, faturimi afrofe dhe leximi i pasaktë i matësve zë vetëm 12.4 për qind të të gjithë ankesave. Pavarësisht këtij niveli të ulët drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes po përpiqen ti japin zgjidhje çdo ankese, veçanërisht në rastin e një qytetari i cili po përballej prej kohësh me burokracinë e zyrave.
“Është vendosur matësi në 30/12/2008 dhe më kanë ardhur dy fatura afrofe, plus atyre që përmbajnë leximin e matësit më kanë ardhur për muajin mars. Unë dua të paguaj aq sa më takon”- shprehet qytetari.
Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes janë të vetëdijshëm për raste të ngjashme dhe për këtë arsye Drejtori i Shitjeve Ilirian Shkëmbi u bën thirrje u bën thirrje konsumatorëve që të denoncojnë abuzimet.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë abonentëve dhe të gjithë konsumatorëve të OSSH-së, i bëj me dije se pranë çdo njësie, pranë çdo drejtorie ekzistojnë strukturat e trajtimit të ankesave”- shprehet Shkëmbi.
Sipas shifrave zyrtare një problem që duket se nuk po merr zgjidhje nga ana e OSSH-së është mosmarrja e faturës së energjisë elektrike nga qytetarët çështje që zë 61 për qind të të gjithë ankesave të konsumatorëve. Por sipas burimeve zyrtare ky problem do të vazhdojë të jetë shqetësues për sa kohë posta shqiptare që shpërndan faturat të mos përmisojë cilësinë e shërbimit të saj.
(a.r/news24/balkanweb)