E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhërmi, policia sekuestron 100 kg hashash

Policia kufitare e Dhërmiut ka zbuluar një sasi të konsiderueshme hashashi në tentativë për tu transportuar me kafshë drejt shtetit grek. Policia bën të ditur se pas këtij operacioni janë shoqëruar tre persona të dyshuar si autorët e trafikimit. 

DHERMI- Policia kufitare e Dhërmiut ka sekuestruar 100 kg lëndë narkotike. Hashashi i fshehur në 3 canta, është zbuluar teksa po transportohej me kafshë në drejtim të shtetit helen. Policia bën të ditur se pas këtij operacioni janë shoqeruar tre persona të dyshuar si autorët e trafikimit të lëndës narkotike.
Ndërkohë dyshohet se Hashashi ishte nisur nga Lazarati dhe kishte si destinacion Greqinë.
Aksioni u përmbyll nga policia kufitare e Dhërmiut. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›