E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borchardt: Mos nxitoni me aplikimin për në BE

Ambasadori gjerman në Tiranë Borchardt, këshilloi sërish qeverinë shqiptare të mos nxitojë me aplikimin në BE. Sipas diplomatit vendet e Ballkanit duhet të kalojnë njëherë me sukses krizën ekonomike më pas të ndërmarrin hapa drejt integrimit. 

TIRANE- Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt, ka këshilluar sërish qeverinë shqiptare të mos nxitojë me aplikimin në Bashkimin Europian. Sipas diplomatit gjerman vendet e Ballkanit duhet të kalojnë njëherë me sukses krizën ekonomike që ka përfshirë botën dhe më pas të ndërmarrin hapa drejt integrimit. Borchardt tha se kriza ekonomike do të vazhdojë të mbetet pengesë për anëtarësimin për sa kohë nuk kalohet.

“Ne për momentin nuk i sugjerojmë qeverisë shqiptare hapa të mëtejshme, ky është një qëndrim që ne e mbajmë kundrejt të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor, kjo për shkak sepse është e vështirë edhe për ti shpjeguar qytetarëve të BE-së pranimin e shteteve të rinj, pasi ne jemi në një krizë botërore. Ne rekomandojmë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë një aplikim për anëtarësim në BE, pasi perspektivat të jenë më pozitive”- tha Borchardt.

Gjithashtu ambasadori Gjerman ka folur edhe për liberalizimin e vizave duke deklaruar se pasaportat biometrike që kanë standardet evropiane, janë një parakusht për lëvizjen e lirë. Diplomati gjerman i bëri deklaratat në Ministrinë e Arsimit, ku u firmos një marrëveshje për mësimin e gjermanishtes në gjimnazet e Tiranës.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›