Qytetarët ankohen për ndërprerje të sinjalit telefonik, Albtelekom njëlloj sikur qe kompani shtetërore

Ndërprerjet e shpeshta dhe të gjata të sinjalit të telefonave fiks, ka ngjallur ankesa nga ana e abonentëve ndaj shërbimit të kompanisë Albtelekom, duke e kthyer kwtw shërbim në kohët e mëparshme. Sipas qytetarëve, ndërprerja e sinjalit në telefonat e tyre tashmë është bërë një gjë e zakonshme, duke u përsëritur pothuajse çdo javë në distanca kohorë tepër të gjata.
Të shqetësuar për këtë fenomen, ata janë ankuar pranë zyrave të kompanisë Albtelekom, por edhe në ato raste kur janë marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve nga ana e kompanisë, teknikët kanë shkuar me shumë vonesë për të riparuar defektet në rrjet. Ndërkaq, ndërprerje të sinjalit telefonik, u konstatuar se kanë pasur dhe ende vazhdojnë të kenë, jo vetëm abonentët që në disa raste nuk kanë qenë korrekt ndaj detyrimeve të kësaj kompanie, por të gjithë qytetarët pa përjashtim. Më konkretisht, ndërprerjet e sinjalit të komunikimit, sipas qytetarëve zënë fill në orët e darkës dhe zgjasin deri në një javë. Jam i pa kënaqur për sa i përket shërbimit të komunikimit elektronik që ofron kompania Albtelekom, sepse shpesh herë kam pasur ndërprerje të sinjalit kurë kam dashur të marr ose të kryej thirrje. Gati çdo muaj kam pasur ndërprerje sinjali dhe teknikët e kompanisë kanë ardhur me shumë vonesë, ndonëse kam shkuar shumë herë në zyrat përkatëse për problemin në fjalë. Megjithatë, unë kam qenë tepër korrekt në shlyerjen e detyrimeve që me takojnë ndaj kësaj kompanie dhe pse shërbimi nuk ka qenë në nivelet e duhura, u shpreh për gazetën SOT, Agim Shima. Ndërkaq, pjesa më e madhe e qytetarëve të pyetur mbi shërbimin e komunikim elektronik që ofron kjo kompani, pohojnë se kanë pasur probleme të shumta në cilësinë e shërbimit dhe teknikët e kësaj kompania kanë ndërhyrë me shumë vonesë për riparuar avrit teknike në rrjet. Megjithatë, mungesa e sinjalit telefonik në disa zona të Tiranës, është shkaktuar edhe nga rikonstruksioni i rrugëve apo nga ndërtimet e shumta, të cilat në disa raste kanë dëmtuar rrjetin telefonik aty ku ky shërbim nuk ofrohet nëpërmjet antenave por nëpërmjet linjave nëntokësore. Kjo ndodh me dhe pavetëdije të subjekteve të ndërtimit, por në shumë raste dëmtimet jo vetëm që nuk janë riparuar, por as nuk janë raportuar te kompania përgjegjëse. Kur provoj të kryej një thirrje brenda ose jashtë vendit, më ndodh shpeshherë, sidomos në në darkë, që telefoni nuk ka sinjal. P.sh: Formoj numrin, bie një herë zilja tek numri marrës dhe në çast shkëputet plotësisht sinjali. Në telefonin fiks që kam, kjo gjë më ndodh gati çdo dy javë dhe zgjat disa ditë, derisa unë shkoj disa herë në zyrat e ankesave për të përmirësuar problemin teknik. Ky shqetësim na karakterizon në vazhdimësi për sa i përket shërbimit që na ofrohet dhe nuk ka të bëjë aspak me korrektësinë e abonentit, pohoi Flora, e cila ankohej te Zyra Postare Nr. 1, për cilësinë e shërbimit telefonik. Ndërkaq, gjatë një intervistimi të qytetarëve abonentë të tjerë, vështirë të gjejë ndonjë, i cili të mos ankohej për shërbimin e komunikimit elektronik nga kompania Albtelekom, e cila nuk ka siguruar një komunikim normal dhe të njëtrajtshëm në rrjet, si në marrjet apo në kryerjen e thirrjeve telefonike, lokale, kombëtare apo ndërkombëtare.
Shkelet kontrata e nënshkruar me abonentët
Sipas ligjeve në fuqi, para ofrimit të shërbimit të komunikimit elektronik, midis pajtimtarit (abonentit) dhe kompanisë që ofron shërbimin, nënshkruhet një kontratë, e cila përcakton detyrat e të dy palëve. Kështu, kompania Albtelekom, në bazë të kontratës së nënshkruar me pajtimtarin, është e detyruar të respektojë disa ligja të cilat kanë lidhje me mirëmbajtjen e rrjeteve të komunikimeve, riparimin e tyre dhe cilësinë e shërbimit. Ndërkaq, mirëmbajtja dhe funksionimi e rrjetit të komunikimit dhe infrastruktura shoqëruese me të, duhet të jetë në përputhje me kërkesat e abonentëve në bazë të kontratës. Në realitet ndodh e kundërta. Rastet ku ka pasur mungesë sinjali kanë qenë të shumta dhe riparimin jo vetëm që nuk ka qenë i menjëhershëm , por është lënë disa ditë në mëshirë të fatit. Gjithashtu edhe përmirësimin i rrjeti të komunikimit, rindërtimi i sistemeve dhe antenave ekzistuese, zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese apo instalimin e sisteme të reja të komunikimit, ka qenë i papërfillshëm, sipas abonentëve.