E Diel, 1 Nëntor 2026

Për fëmijët Borëbardha, por për të rriturit, Kësulëkuqja apo Ujku dhe Kecat!??

Nga Besi BEKTESHI
Natyrisht që të mësuarit e përrallave fëmijëve, është një diçka edukative dhe tepër sinjikative, pasi vetë përralla është një eksperiencë e treguar që ka moralin brenda dhe patjetër që të tilla eksperienca, duhen kultivuar që fëmijët të kenë mundësi që të aftësohen pa e pësuar me eksperiencat e vërteta. Ne si popull, kemi përralla shumë dhe si në jugë dhe veri të Shqipërisë, por edhe në qendër të saj ka përralla autentike që të lejnë pa mënd, për nga morali që kanë. Por natyrisht që ndikojnë edhe përrallat e dëgjuara dhe shumë të përdorura të botës, që në fakt janë bërë ndërkombëtare. Një nga këto është edhe Borëbardha dhe shtatë xhuxhat e cila është një nga përrallat e lejuara edhe nën diktaturë, sepse ajo kishte problem edhe me përrallat. Po kishte problem, sepse nuk donte që të indoktrinoheshim me moralin borgjez. Por në fakt Borëbardhën  e kanë lejuar dhe nuk dihet pse ju ka shpëtuar. Tani edhe ambasadori Withers po tregon përralla përpara fëmijëve, dhe në Gjirokastër ka zgjedhur pikërisht Borëbardhën, duke i kënaqur fëmijët e vegjël. Natyrisht që ka bërë mirë, sepse po të shkosh aty dhe tju tregosh se Shqipëria ka nisur zbatimin e MSA-së dhe se me 4 Prill do të pranohet në NATO jo se nuk e kuptojnë, por e dinë shumë mirë të gjithë, sepse  evolucioni mediatik i fëmijëve është i madh, por dhe tjetra është se Withers nuk do të ishte interesant në sy të tyre me të tilla gjëra që i dëgjojnë dhe i kanë të qarta nga Berisha, Parlamenti, opozita dhe politikanët apo edhe të gjitha televizionet. Natyrisht që më interesant bëhesh, kur tregon një përrallë dhe sidomos përrallat tradicionale që gjithkush i di, por jo gjithkush i tregon bukur, dhe në kohën e duhur. Ambasadori Withers ka aftësinë ti tregojë edhe bukur, por edhe në kohë, përrallat. Po, fëmijët në Gjirokastër kanë mësuar se Borëbardha mbeti jetime dhe se njerka nuk e donte, por ajo, jo vetëm që nuk e donte, por kërkonte edhe ta vdiste fare, sepse Borëbardha ishte e bukur dhe e mirë dhe do të trashëgonte edhe mbretërinë. Njerka kishte edhe një shtrigë vazhdon përralla dhe një pasqyrë, që i thoshte se kush ishte më e bukura. Në fakt dihet se kush ishte më e bukura e më e reja, dhe njerka vendos ta vrasë, por këtë gjë mundohet ta bëjë jo në sy të të gjithëve. Ajo porosit një prej rojeve që ta vriste dhe zëmrën e Borëbardhës tja sillte si dokument.Roja zemërbutë nuk e vret dot, por e lejon të jetojë në pyll Borëbardhën dhe vret një kaproll, duke i marrë zemrën, që në fakt i ngjan asaj të njeriut.
Borëbardha pastaj vazhdon jetën me historinë e xhuxhave që e duan dhe të princit që e kërkon dhe të shtrigës që e merre vesh që është gjallë dhe që i jep mollën e helmuar dhe të xhuxhave që qajnë, por edhe të princit që e puth atë, dhe që në fund krejt, e merr në kalë. Përrallë e bukur me të vërtetë që të jep të kuptosh që i vogël se zilia është e keqe, që hakmarrja është e keqe, që shtrigat janë të këqija, që mbretëritë nuk mund të merren kur nuk i meriton, që dashuria triumfon dhe që kur mundohesh të bësh keq, patjetër që do ta pësosh. Kuptohet që ka moral brenda dhe të vegjëlve si të kuptojnë si të mos kuptojnë gjithçka, natyrisht që ky moral ju duhet dhënë. Për fëmijët kjo... Por, a mund të ketë përralla për të rriturit? Që janë edhe të kohës ose më mirë për kohën? Patjetër që ka. Bie fjala, janë dy shumë të bukura. E para është përralla e Kësulëkuqes dhe ujkut. Vajzës bionde të bukur dhe të vogël, gjyshja i kishte bërë një mantel me një kapuç dhe që ishte krejt i kuq. Prandaj të gjithë e thërrisnin Kësulëkuqe. Ajo niset një ditë të kapërcente vetëm pyllin, për ti çuar ushqim gjyshes të sëmurë në shtëpinë e saj. E kishin porositur Kësulëkuqen që të mos fliste me asnjë gjë të gjallë, por ajo nga që ishte e mirë dhe e dashur, në pyll takon ujkun të maskuar dhe me një zë të hollë që e pyet - se ku po shkonte. Kësulëkuqja i përgjigjet se po shkonte te gjyshja që ishte sëmurë dhe që e kishte shtëpinë (Kësulëkuqja tregohet naive) në anën tjetër të pyllit. Ujku që kishte zërin e hollë por dhëmbët e mëdhenj, mendon që të mos ta hajë vetëm vogëlushen, por edhe gjyshen dhe kështu shkon te shtëpia e saj, përpara Kësulëkuqes. Ai përsëri mashtroi gjyshen, duke imituar zërin e Kësulëkuqes (ujku këtu del ventrikul ose një imitator madhështor) dhe e kollofit atë. Pastaj me një skenar të ri dhe modern vishet si gjyshja (i gjen teshat e tjera të gjyshes në raft) dhe shtrihet, duke vendosur edhe syzet (me sa duket është kujdesur që mos ti kollofisë) dhe pret Kësulëkuqen, që po vinte e qetë dhe lozonjare. Pastaj kur Kësulëkuqja vjen, luhet skena më prekëse dhe dramatike, por edhe humoristike e përrallës, sepse ujku bën kësaj radhe zërin e gjyshes (imitimi arrin kulmin) dhe dialogu është ..sa gojë të madhe.. sa hundë të madhe... sa dhëmbë të mëdhenj.. etj.
Ujku përsëri fiton dhe ha edhe Kësulëkuqen. Në fakt i kollofit të dyja, duke ( megjithëse dhëmbët i ka nuk i përdor nga nepsi dhe ngutja) mos i përtypur. Me sa duket edhe gjyshja dhe Kësulëkuqja, ujkun e kanë fryrë kaq shumë, sa e ka zënë gjumi dhe një gjuetar kalon dhe shikon  në shtrat, këmbët e ujkut të zbuluara dhe kupton gjithçka. Ai i çan barkun dhe gjyshja e Kësulëkuqja dalin të gjalla nga barku i ujkut të keq, mashtrues dhe ventrikul apo imitues, por edhe një kollofitës gjyshesh dhe Kësulëkuqesh. Po në këtë trend është edhe përralla e madhe dhe e bukur me kecat e mbyllur në shtëpi dhe ujkun që lyen këmbën e tij me miell, që të duket si këmba e mama dhisë e cila ju kishte thënë kecave të mos hapin derën, sidomos ujkut dhe dhelprës së kuqe, por ato të zgjuar e kuptojnë dhe vendosin kazanin dhe ujku i thirrur prej kecave bie nga oxhaku në ujë të valuar. Meqenëse Withers ka deklaruar diku se ka pasur shumë dëshirë dhe pasion për Piter Panin patjetër që i di edhe dy përrallat me Kësulëkuqen dhe Ujkun, por edhe me Ujkun dhe Kecat. Morali është i madh dhe sidomos për të rriturit. Në fund të fundit ai moral porosit që të mos gënjehesh nga zëri i ujkut, nga ëmbëlsia e tij me atë zë që imiton, mos të gënjehesh nga veshja e tij, dhe sidomos nga këmba e lyer me miell e tij.
Morali i përrallave për të rritur është që të mos mashtrohen sidomos kur i porosisin, sepse ujku nuk mund të ndryshojë karakter, nuk mund të mos ketë dhëmbë të mëdhenj dhe gojë të vogël. Ai ujk mbetet edhe pse transformohet dhe kërkon të luajë rolin e parë në pyll dhe kudo. Por ka një moral të madh edhe për kohën që jetojmë si përralla e Kësulëkuqes naive dhe Kecave të zgjuar. Ka moralin e sotëm që mbizotëron politikisht.
Në fakt përralla porosit si të veprohet, ose më mirë si të besosh apo mos besosh. Si të sillesh ose si të mos sillesh. Nuk dihet në se kanë nevojë kaq shumë fëmijët apo kanë nevojë më shumë të rriturit, për të dalluar transformimin e ujkut?!!! Mbase kenë nevojë edhe të rriturit, tju tregohet ndonjë përrallë, sepse kanë kohë që dikush bukur dhe qartë, nuk ju ka treguar. Ose më mirë ju kanë treguar dhe ju tregojnë përralla, por që të rriturit i marrin për të vërteta. Ndoshta është dita që tju tregohen të vërteta në formën e përrallës që edhe të rriturit të kuptojnë se kush është ujku dhe çfarë duhet bërë, kur e ndesh rrugës, ose të vjen përballë. Me që jemi në kohë përrallash pse mos ti përdorim edhe të të rriturit, që kanë kohë që nuk dëgjojnë me vëmendje në mënyrë institucionale morale të tilla. Në fund të fundit është më e ndershme të tregosh përralla se sa të premtosh përralla. Duke qenë kohë përrallaxhinjsh asgjë nuk ndryshon në se ju tregon të rriturve shtrigat, princat, kalatë, mbretëritë, xhuxhat, pyllin, kecat dhe kësulëkuqen. Jo nuk ka asgjë. Por sidomos ujkun, sepse ai është edhe gjëja e re që kërkon të futet i transformuar dhe të.....

Last Updated on Thursday, 02 April 2009 11:17

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›