Qytetarët arrestojnë hajnin

Sot në orët e mbrëmjes në rrugën "Bill Clinton", saktësisht te nënkalimi, afër ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë.
Viktimë e këtij rasti ishin disa femra përderisa i dyshuar është një mashkull. I dyshuari është kapur nga qytetarët derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Momentalisht në stacionin numër 4 në polici po qëndron i dyshuari dhe viktimat të cilët po merren në pyetje.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/