Qytetaret dhe bashkite, ndihma per Shkodren
Banoret e rretheve Korce dhe Pogradec kane kontribuar me ushqime dhe veshmbathje ne ndihme te banoreve te zonave te permbytura ne Qarkun e Shkodres. Kryetari i bashkise se Korces, Niko Peleshi, tha se qeveria duhet te marre masa paraprake qe permbytjet te mos perseriten. Ndersa kryetari i bashkise se Pogradecit u beri apel qytetareve te vazhdojne te solidarizohen ne kete nisme, pasi tani qe ujerat po largohen nga zonat e permbytura, nevojat e qytetareve per ndihme jane me te medha. Me se 500 pako me ushqime dhe veshmbathje, jane dhuruar nga komuniteti i dy qyteteve jugore, si dhe 2000 litra lengje frutash dhuruar nga nje biznes nga qyteti i Pogradecit.