Filologjiku, bllokohen doktoraturat
Fakulteti i Histori-Filologjise prej nje viti nuk ka mundesi te pranoje studentet e doktoratures, per shkak te mosmiratimit te ketyre kotave. Dekani i ketij fakulteti ka kerkuar qe ku vendim te merret sa me heret, ne menyre qe dosjet te cilat kane nje vit qe jane pranuar te mos mbeten ne sekretari
Doktoraturat
Mosmiratimi i doktoraturave te Historise dhe Filologjise ka penguar zhvillimin e shkolles doktarale edhe ne dege te tjera te ketij fakulteti. Dekani Shezai Rrokaj, thote se ka gati nje vit, qe miratimi i tyre po sterzgjatet dhe kjo ka penguar zhvillimin e te gjitha doktoraturave ne kete fakultetet, nje cikel ky studimesh shume i kerkuar, kjo dhe nga aplikimet e shumta qe jane paraqitur prane sekretarive te fakultetit. "Jemi ne pritje te shkolles doktorale te Historise dhe te Gjeografise, te cilat duhet te miratohen sa me pare nga Agjencia e Akreditimit dhe Keshilli i Akreditimit, pastaj te kalojme ne Keshillin e Ministrave. Jemi shume te vonuar, sepse ka kaluar mbi nje vit dhe mosmiratimi i ketyre dy shkollave po pengon fillimin e i gjithe shkolles doktorale ne fakultet" tha Rrokaj. Sipas tij, ne fillim te kesaj jave kane nisur aplikimet per ato kuota, te cilat jane miratuar per Gjuhen dhe Letersine, ndersa priten edhe te tjera vendime per deget e paplotesuara.
Te huajt
Nderkohe, per here te pare studentet e Fakultetit te Histori- Filologjise, do te kene shansin qe per lende te vecanta te marrin mesim nga pedagoge te huaj, te njohur ne universitetet evropiane, te cilet do te jene me kohe te plote, ndryshe nga vitet e meparshme. "Per here te pare ne po parashikojme nga fondet e te ardhurave te studenteve miratimin e rreth 20 profesoreve te huaj, qe do te vijne te mbajne lende te plota ne fakultetin tone", tha Rrokaj. Sipas tij, ardhja e ketyre pedagogeve te huaj do te ndikoje ne standardet e mesimdhenies, nderkohe qe shprehet se ky do te jete njekohesisht dhe nje kualifikim per pedagoget shqiptare.
Doktoraturat
Fakulteti i Histori- Filologjise prej nje viti ka te bllokuar doktoraturat. Dekani i ketij fakulteti ka pohuar se duhet vendimi i Keshillit te Ministrave, per te dhene miratimin e ketyre kuotave, pasi dosjet e aplikanteve jane gati.
Pedagoget
Studentet e Gjuhes dhe te Letersise, por edhe ata te gjeografise e Historise do te kene mundesine qe disa lende te vecanta t'i zhvillojne me profesore te cilet do te vije nga universitete evropiane.