E Diel, 1 Nëntor 2026

Naco: Ne 2009 trajtuam 4 mije persona

Mbi 4 mije persona jane trajtuar per vitin qe lama pas nga sherbimi Social Shteteror. Sipas te dhenave 302 femije jane trajtuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqeror rezidencial dhe ditor, si dhe 1916 femije kane marre sherbime ne institucione private. Sipas Drejtorit te SHSSH, Mihal Naco, objektivi kryesor per mirerritjen e femijeve eshte realizuar nga te gjithe institucionet e perkujdesit shoqeror, pasi dosjet e femijeve plotesohen vazhdimisht me te dhena te zhvillimit fiziko-psikosocial. Gjithashtu eshte pasur parasysh permiresimi i kujdesit shendetesor dhe parandalimi i semundjeve epidemiologjike. Per te pasur femije sa me te shendetshem i eshte kushtuar rendesi trajtimit ushqimor ne sasi e cilesi, si dhe higjienes se pergjithshme. Nderkohe 403 persona me aftesi te kufizuar jane trajtuar ne subjekte publike qe ofrojne sherbime rezidenciale dhe ditore per PAK, si dhe 486 te tjere jane trajtuar ne IPSH-te private dhe qendra komunitare te perkujdesit per kete kategori. Nga ana tjeter 493 te moshuar jane trajtuar ne institucionet shteterore te perkujdesit per te moshuar, nderkohe qe 112 te tjere kane marre sherbime private dhe 1005 kliente te moshuar kane perfituar nga sherbimi alternativ ne 8 qendra komunitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›