E Diel, 1 Nëntor 2026

Uji le Shkodren, "ngec" ne Velipoje

Shkoder- Gjysma e siperfaqeve te tokave ne Qarkun e Shkodres vazhdojne te notojne ne uje, kurse 1.795 persona nuk mund te kthehen ne banesa deri ne nje lajmerim te dyte. Problematike paraqitet gjendja ne komunen e Velipojes, ku mbeten ende 2 mije ha te permbytura dhe me asnje terheqje te ujit dhe ne Dajc, Ana e Malit dhe Bushat, ku eshte larguar gjysma e ujit. Dy rruge jane ende te bllokuara, akset Obot-Ana e Malit dhe Velipoje-Ura e Gjo Lulit, qe mund te kalohen vetem nga mjetet e ushtrise. Rreth 600 shtepi gjenden nen uje, kurse 450 te tjera te rrethuara nga rrjedhat e lumenjve. Grupet e specialisteve jane perqendruar ne 22 zona te caktuara per monitorim te situates se semundshmerise, ndotjes, epidemive dhe pastrimit. Vazhdon dezinfektimi i ujit te pijshem, pusetave, gropave septike, kanalizimeve, mbeturinave dhe shtepive.
Ministria e Brendshme njoftoi dje se situata po permiresohet nga dita ne dite dhe vetem nje pjese e vogel e banesave, mbeten te papopulluara per shkak te ujit. Shumica e tyre, mbi 3 mije persona, jane rikthyer ne shtepi dhe kane pastruar ambientet e brendshme dhe te jashtme. Problem mbetet ne disa lagje te qytetit ndotja nga ujerat e zeza qe jane bashkuar me te bardhat per shkak te permbytjeve dhe era e keqe qe mund te rrezikoje epidemite. "Siperfaqja e tokes se permbytur, ne baze te raportimeve te kryetareve te njesive vendore dhe Drejtorise Rajonale te Bujqesise, llogaritet ne 5.234 ha.
Ne disa zona ku uji eshte larguar, banoret jane kthyer ne shtepite e tyre. Nderkohe kane mbetur ende ne evakuim 1.795 persona. Rreth 593 shtepi jane ende te permbytura, ndersa 450 te tjera jane te rrethuara nga uji", njoftoi ministria mbreme.
Procesi mesimor ka filluar dhe vijon normalisht ne te gjitha shkollat ne zonat e prekura nga permbytja. Sherbimi shendetesor ofrohet ne te gjitha qendrat shendetesore. Nderkohe po kryhet monitorim intensiv i situates nga Drejtoria Rajonale e Shendetesise dhe nga ekspertet e Institutit te Shendetit Publik. "Posacerisht per ujin e pijshem jane 22 pika te kontrollit te cilesise. Vijon gjithashtu edhe dezinfektimi i sistemit te ujesjelles kanalizimeve", thuhet ne deklarate.
Ne baze te detyrave te percaktuara nga Komiteti Nderministror i Emergjences Civile, vijojne operacionet per shperndarjen e ndihmave, kujdesin ndaj banoreve te evakuuar dhe puna per perforcimin e argjinaturave. Konkretisht gjate dites se sotme ne te gjithe komunat po dergohen pako me ndihma dhe mallra te ndryshme ushqimore, uje te pijshem dhe koncentrat e bar te thate per bagetite. Shperndarje e ndihmave realizohet sipas kerkesave dhe nevojave te paraqitura nga kryetaret e njesive vendore. Strukturat e Forcave te Armatosura, Bordit te Kullimit dhe komunes Dajc, vazhdojne punimet per riparimin dhe mbushjen me thase rere te argjinatures se Dajcit, ne pikat e Samrishtit, Darragjatit, Shirqit.
Tabela e siperfaqeve ne uje dhe shtepive te demtuara:
Nr Njesia vendoreToke e permbyturPersona te mbetur ne evakuim Shtepi te permbyturaShtepi te rrethuara nga uji1B. Shkoder50 ha465702K. Dajc1000 ha8001904503K. Ana Malit890 ha1501504K. Velipoje2000 ha200555K. Berdice250 ha6K. Guri Zi---7K. Bushat1000 ha1701208K. Qender, M.Madhe25 ha 1029K. Kastrat, M.Madhe15 ha610K.Gruemire, M.Madhe4 haK.RrethinaGjithsej5234 ha 1795 593 shtepi450 shtepi
Rruget
Te gjitha akset rrugore drejt komunave dhe fshatrave te prekura nga permbytja, jane te kalueshme nga te gjitha llojet e automjeteve. Perjashtim ben aksi rrugor drejt fshatit Obot ne komunen Ana e Malit, si dhe aksi rrugor drejt Velipojes, tek Ura e Gjo Lulit, e cila kalohet vetem me mjete te renda.
Rreziku nga ujerat e zeza ne qytet
Per banoret, perballja me demet e shkaktuara ne banesa eshte e veshtire. Uji iu ka shkaterruar pothuajse gjithcka, duke filluar nga themelet, muret dhe cdo pajisje tjeter qofte elektro-shtepiake apo jo, qe ndodhej ne banesat e tyre eshte shkaterruar. Pas largimit te ujerave, problem ne lagjet e qytetit te Shkodres eshte ndotja alarmante nga ujerat e zeza qe shperthyen per shkak te permbytjes. Specialistet vijojne procesin e dezinfektimit. Banoret e lagjes "Ajasem" ne Shkoder jane kthyer prane shtepive dhe po punojne per te riparuar demet e shkaktuara. Ne kete zone, uji arriti thellesine prej me shume se 2 metra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›