E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët e 6 shteteve do vizitojnë pa viza Shqipërinë në 25 maj-25 Shtator

TIRANE-Këshilli i Ministrave miratoi sot një listë me 6 vende, qytetarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë me pasaportë dhe pa viza në Shqipëri, në sezonin turistik të verës në datat 25 Maj-25 Shtator, 2013, me propozim të dy ministrave, të Brendshëm dhe të Punëve të Jashtme.

Në këtë periudhë do të hyjnë pa viza shtetas nga Rusia, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahrein.

Ky vendim mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Miratohet trualli për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›