NATO: Vazhdon mbajtja e një ambienti të sigurtë në Kosovë
PRISHTINË-Në takimet e Komitetit Ushtarak të NATO-s në Bruksel, në formatin e shefave të shtatmadhorive, dje dhe sot, është diskutuar edhe për gjendjen në Kosovë.
Kryesuesi i këtij komiteti, gjenerali Knud Bartels, tha se për "KFOR-in mbesim optimistë sa i përket situatës së sigurisë në Kosovë".
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për çështjen e planit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjenerali Bartels theksoi se "NATO-ja e lehtëson planin e implementimit, i cili ende duhet të finalizohet".
Ai përshëndeti si "hap të rëndësishëm normalizimin në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i demonstruar nga marrëveshja aktuale, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, dhe shtoi se NATO-ja ka reflektuar "lidhur me implikimet e mundshme të saj për KFOR-in, dhe do t’i kthehemi kësaj çështjeje në takimin e Budapestit në Shtator".
Lidhur me angazhimin e aleancës në Kosovë, Bartels theksoi se "NATO-ja do të vazhdojë ta sigurojë një ambient të sigurt dhe të qetë në të gjithë Kosovën”.
(d.b/BalkanWeb)