E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët e Maqedonisë më jetëshkurtër se ata të BE-së

SHKUP - Qytetarët e Maqedonisë jetojnë katër vite më pak se gjithë qytetarët e tjerë të Bashkimit Evropian. Këto të dhëna janë bërë publike në Shkup nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shefja e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Marija Kishman theksoi se nuk ka ndonjë studim të veçantë për jetëgjatësinë e qytetarëve të Maqedonisë, por sipas saj për këtë ndikojnë kushtet social-ekonomike, kushtet e jetesës si dhe ushqimi.

Mosha mesatare e popullsisë në botë po rritet, ndërsa me këtë edhe mosha e vjetër në Maqedoni, e cila për herë të parë kalon në koeficientin e popullsisë së plakur, me 12 për qind të popullsisë që ka mbi 60 vjet.

Sipas projeksioneve të OBSH-së, në Maqedoni në vitin 2050 do të ketë 33 për qind të popullsisë me moshën mbi 60 vjeç. Popullsia më e vjetër regjistrohet në rajonin e Pellagonisë, ndërsa ajo më e re në rajonin e Pollogut.

(er.nu/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›