Deputetët socialistë denoncojnë cilësinë e bojës

Deputetja Arta Dade u pronocua për TCh, ku tha se asaj personalisht i është fshirë boja lehtësisht me një letër të lagur. Sipas saj, kjo ka ndodhur edhe me qytetarë të tjerë në zona të ndryshme në kryeqytet.
“Është gishti i tretë që fshihet edhe nga votues të tjerë në qendra të ndryshme votimi”, theksoi znj. Dade, duke shtuar se këtë problem do ta raportojë edhe tek monitoruesit e OSBE-ODIHR-it.
Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe deputetja tjetër socialiste, Mimi Kodheli, e cila i ka bërë thirrje votuesve të vërejnë mirë fletët e votimit që të mos kenë ndonjë shenjë të vendosur më parë me stilolaps. /Start/
2011-05-08 10:34