Topi voton: Qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Pasi hodhi votën, kreu i shteti kërkoi nga qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime, pasi tij, kjo është dita e qytetarëve.
“Gjithmonë është emision i veçantë dhe këtu është i dyfishtë, pasi vij në shkollën ku kam kaluar fëmijërinë. Votojmë për progresin dhe demokracinë në Shqipëri. Është një ditë e bukur, ditë pranvere. Dëshiroj t’iu them bashkëqytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë, është dita e tyre. Duke votuar sot, do të votojnë për dinjitetin e tyre. Unë bëj thirrje për pjesëmarrje masive. Besoj që forcat e rendit do të garantojnë qetësinë. Ju uroj edhe juve të medias suksese”, tha presidenti pasi doli nga qendra e votimit. /S.Ll/Start/
2011-05-08 10:51