E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët në të drejtën e tyre për të protestuar/ Policia i shpërndan me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

Edhe pse qytetarët në mënyrë paqësore ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, policia ka mësyrë ndaj tyre në Parkun Rinia.

Uniformat blu kanë përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese ndaj protestuesve që ishin vendosur atje.

Protesta e sotme e studentëve, por e mbështetur edhe nga pedagogë, mjekë, por edhe forca politike është shoqëruar me tensione dhe zhvendosjen e protestuesve në disa zona të kryeqytetit.

Përdorimi i mjeteve për shpërndarjen e turmës ka krijuar një situatë të tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të jenë të pranishëm në rrugët e kryeqytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›