E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin kamioni perplas per vdekje 4 vjecarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije katër vjeçar u regjistrua gjatë mesditës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldren. Kamioni me targë El 8355 B i drejtuar nga shtetasi Roland Caca 50 vjeç ka përplasur për vdekje fëmijën Klisian Baxhaku 4 vjec me banim në këtë fshat. Me gjithë ndihmën e dhënë për fëmijën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, megjithatë po hetohet për shpejtësi tej normave te lejuara dhe për ndërprerje të rrugës së kamionit nga pa kujdesia e të miturit. Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e automjetit Roland Caca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›