Qytetaret serb te shtetit te ri protestojne per vendosjen e EULEX
Qytetare serb kane protestuar dje neper vendbanimet e banuara nga ky komunitet ne Kosove, ne shenje pakenaqesie me vendosjen e misionit te Bashkimit Evropian, EULEX. Protestuesit thane se nuk do te lejojne qe EULEX-i te shtrihet ne vendbanimet serbe, duke e pare ate si mision qe vihet ne mbeshtetje te Republikes se pavarur te Kosoves. Protestat jane mbajtur si ne enklavat ne pjesen qendrore te Kosoves, ashtu edhe ne pjesen veriore te Mitrovices. Nenkryetari i Kuvendit te komunave serbe te Kosoves, Marko Jakshic, tha para mases se tubuar ne veri te Mitrovices se kjo proteste ka per qellim t'i tregoje opinionit vendore dhe atij te jashtem, se serbet nuk do te pajtohen kurre me shtrirjen e misionit te EULEX-it ne Kosove, sidomos ne vendbanimet me shumice serbe. "Jemi kunder EULEX-it, sepse ai eshte nje mision okupues qe ka per qellim te na e marre hapesiren ne te cilen jetojme, qe te na i marre shtepite tona, territorin tone", tha Jakshic. Ky mision, sipas tij, ka per synim formimin e shtetit te dyte shqiptar ne Ballkan, andaj ai tha se serbet nuk do te lejojne Bashkimin Evropian qe ta shtrije misionin e vet ne Kosove. Jakshic ka kerkuar ne vazhdim qe si kunderpergjigje ndaj misionit te EULEX-it dhe pavaresise se Kosoves, serbet t'i shpallin zgjedhjet e lira dhe te formojne organet e tyre paralele konform sistemit legal ne Kosove. "Forcimi i institucioneve shteterore te Serbise eshte pergjigjja me e mire ndaj perpjekjeve per formimin e Kosoves se pavarur", tha nenkryetari i Kuvendit te komunave serbe te Kosoves. Protestuesit mbanin ne duar mbishkrimet, "Kosova eshte shpirti i Serbise" , "Stop EULEX-it" dhe kendonin kenge nacionaliste serbe. Kurse, disa nga ta mbanin ne veshjet e tyre fotografine e radikalit Voisllav Sheshel, i akuzuar per krime te luftes nga Gjykata e Hages. Policia ne Mitrovice ka njoftuar se protesta ka kaluar pa incidente.