E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandor: VZ, vleresim te drejte per situaten e sigurise

Gjenerali ne pension, Andon Sandor, ka qene ish- drejtor i VZ-se, deklaroi se stacioni i radareve nuk paraqet ndonje kercenim ushtarak per ruset, ata e dine kete; me potencialin e tyre nuklear, kjo nuk perben kurrfare kercenimi. "Por, ka te beje me sferen e influences, dhe duke pasur nje radar amerikan ne territorin tone, mendoj se kjo edhe eshte momenti i fundit i perfundimit te periudhes kur ruset mund te shkonin kudo ne territorin tone", tha Sandor. Raporti i BIS-it thote se sherbimi informativ rus, shpesh nen velin diplomatik, eshte munduar qe te ndikoje politikanet dhe mediat ceke kunder vendosjes se radareve. Raporti thote se spiunet ruse kane kerkuar qe te infiltrojne dy grupe civile ne Republiken Ceke, te te cilat opinioni sheh nje kundershtim te madh ndaj radareve. Grupi kryesor cek qe kundershton radaret, "Jo Bazave", ka mohuar lidhjet me ruset. Por, Sandor thote se Rusia, qe udhehoqi invazionin e Paktit te Varshaves kunder Cekosllovakise ne vitin 1968 dhe dikur kishte dhjetera mijera trupa te stacionuara atje, ka nje histori te gjate te operacioneve te suksesshme te spiunimit ne tokat ceke. "Per ruset do te ishte shume dobiprurese vetem po te shperndahej se radari demton ambientin dhe se ai mund te shkaktoje aksidente ajrore apo gjera si kjo. Ka shume menyra per ta bere kete. Ata mund te financojne organizata te ndryshme, qe jane kunder radareve. Dhe, mund ta bejne ne ate menyre sa organizatoret te mos e zbulojne fare", tha Sandor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›