Thaci kerkon mbeshtetje nga Shefer
Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci i ka drejtuar nje leter sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Jap de Hop Shefer nga i cili ka kerkuar mbeshtetje per respektimin e Ligjit per Amnisti ne Maqedoni. Ne letren e tij, Thaci nder te tjera e ka njoftuar sekretarin Shefer per rastet qe jane kthyer nga Tribunali i Hages, per te cilat ekspertet nderkombetar nuk kane gjetur asnje element inkriminuaes, ndersa ato tashme po shqyrtohen nga gjykata maqedonase. Sic shkruhet ne leter "Ligji per amnisti eshte celesi qe e mbylli nje kapitull te hidhur ballkanik me nje zgjidhje evropiane dhe tani, me keto shkelje voluntariste te ligjeve, Qeveria maqedonase, fare kot hap edhe nje front ku gjithsesi do te pesoje", nenvizoi ai.