E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cervenkovski: Se shpejti njohja

Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski deklaroi dje se Maqedonia se shpejti do te beje te ditur vendimin e saj per njohjen e pavaresise se Kosoves. Ai kete e deklaroi ne Bruksel pas takimit me evrokomisionerin per zgjerim te BE-se, Oli Ren. Cervenkovski shtoi se ka kaluar koha e analizave dhe pasoja per njohjen e Kosoves dhe se sipas tij tani ka ardhur koha per vendimin. "Pres qe Qeveria e cila ka kompetenca kushtetuese ne kete drejtim, shume shpejt te kumtoje qendrimin e shtetit per njohjen e pavaresise se Kosoves", deklaroi presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski. Sipas tij, Qeveria e Maqedonise ka diskutuar per raportet per Kosove dhe ka kaluar koha e debateve dhe analizave rreth Kosoves, pasi ka ardhur koha e vendimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›