E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetaret shqiptar po levizin lirisht drejt vendeve te Shengenit jane marre masa per problemet

Tirane 17 dhjetor NOA-Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit nepermjet zedheneses se saj ka thene se procesi i levizjes se lire te qytetareve shqiptar ka vijuar normalisht pa probleme ne te gjitha pikat e kalimit kufitar.

Nga mengjesi i dites se sotme ne pikat e kalimit kufitar kane kaluar me pasaporte biometrike 1215 shtetas shqiptare.

Vetem policia greke ka qene ajo qe ka kthyer 43 shtetas per mungese dokumentacioni ndersa ne pikat e tjera nuk ka pasur probleme.

Sic ben me dije per agjencine e lajmeve NOA zedhenesja e ketij institiucioni jane marre te gjitha masat per nje levizje normale dhe pa probleme te shtetasve Shqiptar.

a.y/ NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›