Dëshmitari: Ju rrëfej vrasjet, kidnapimet

Shkumbin Mehmeti, i cili është i dënuar me 30 vjet burg, dhe aktualisht vuan dënimin në burgun e Dubravës, tani thotë se është i gatshëm të dëshmojë në EULEX për gjashtë vrasje, tri nga të cilat politike.
Siç shkruan “Koha ditore”, Shkumbin Mehmeti, i cili është i dënuar me 30 vjet burg dhe aktualisht vuan dënimin në burgun e Dubravës, tani thotë se është i gatshëm të dëshmojë në EULEX për gjashtë vrasje, tri nga të cilat politike,.
Ai është dënuar për vrasjen e dy policëve – një të UNMIK-ut dhe një të Kosovës, që kishte ndodhur gjatë një shkëmbim zjarri afër Podujevës. Për këtë rast asokohe ishin arrestuar edhe Nazim Kadriu, Arben Ahmeti, Arsim Rashiti, Jeton Sylejmani, Osman Kelmendi, Florim Ejupi, Xhait Kosumi, Faik Shaqiri, Nezir Kelmendi, Irfan Ademi, Xhafer Zymberaj dhe Bajram Kiqmari.
Të gjithë ishin liruar pas intervenimit në gjykatë të Steven Shuk, që asokohe ishte zëvendës-kryeadministrator i UNMIK-ut, dhe të Ibrahim Kelmendit, një nga ish-drejtuesit e LPK-së, pohon tani Mehmeti.
“Ndoshta do të më vrasin, por nuk do të heshti më”, thekson ai për gazetën.
“Kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal që është marrë me vrasje, kontrabandë të lëndëve narkotike, plaçkitje, hajni, eksplodime e kidnapime”, thotë tutje Mehmeti, i cili është i dënuar edhe për rastin e kidnapimit të djalit të një biznesmeni kosovar, për lirimin e të cilit kishin kërkuar dy milionë euro. /Indeksonline/