Qytetarët grekë kërkojnë konsensus, jo zgjedhje
ATHINE-Greqia në këto momente ka nevojë për një qeveri kombëtare, sipas shumicës së qytetarëve grekë, të pyetur në sondazhet e gazetave të mëdha greke, “Proto Thema” dhe “Ethnos”.
Në sondazhin e gazetës “Proto Thema”, 52% e qytetarëve janë deklaruar në favor të qeverisë së koalicionit, ndërsa 36% e tyre, në favor të zgjedhjeve të parakohshme.
Në një sondazh të ngjashëm kryer nga "Ethnos" i së dielës, 45% e të pyeturve mendojnë se duhet të ketë konsultime mbi një qeveri e shpëtimit kombëtar, 41,7% thonë se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa 10,3% duan që qeveria aktuale të përfundojë mandatin .
Por 54,85% e njerëzve të pyetur (pra pak më shumë se gjysma) mendojnë se një qeveri e re nuk do të mundet të zbatojë politika të ndryshme kraharsuar me paraardhësen e saj.
Ndërkaq sipas sondazhit të “Proto Thema”, partia “Demokracia e re” e Antonis Samaras mbështetet nga 22.5% e të pyeturve dhe PASOK nga 15% e tyre, të ndjekur nga komunistët 7,8%, LAOS me 5.7%, 5.3% SYRIZA etj.
Duket se sondazhet i japin përparësi Demokracisë së re, por pa një shumicë absolute, ndaj edhe sikur zgjedhjet e kërkuara me aq ngulm nga konservatorët të zhvilloheshin sot, nuk do të siguronin stabilitetin.
Sepse përqindja e mbështettjes, nuk siguron dot një fitues të qartë, gjë që mund të cojë sërish në kërkimin e një koalicioni ose në përsërtijen e zgjedhjeve për krijimin e një shumice më të fortë parlamentare.