AK: Politikanët të heqin dorë nga qokat politike në festa
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka uruar gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.
Në këtë ditë feste të vetëpastrimit të shpirtit dhe dashurisë midis njerëzve, Aleanca Kuq e Zi i ka bërë thirrje partive politike që ‘të heqin dorë nga qokat politike në kultet fetare’.
Aleanca Kuq e Zi në njoftimin e saj për mediat thekson se lidërët politik po keqpërdorin festat për të dhënë mesazhe politike, ndërkohë që deklaron se me sjelljen e tyre politikanët po përpiqen të politizojnë gjithë shoqërinë.
Qëndrimi i Aleancës Kuq e Zi vjen pikërisht në festën e Kurban Bajramit, kur pritet që politikanët të vizitojnë selinë e komunitetit mysliman në Tirane për të uruar besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.
(e.m/BalkanWeb)