Durrës, arrestohen 7 persona për kontrabandë, dy prej tyre doganierë
DURRËS- 7 persona në mes tyre dy doganierë kanë rënë në pranga paraditen e sotme, pas një hetimi disa mujor të sektorit kundra krimit ekonomik në policinë e Durrësit.
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se se vec dy doganiereve është vënë në pranga dhe një agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe disa punonjës të subjekteve të tregtimit të karburanteve.
Ylli Troplini dhe Artur Mustafa janë dy doganierët, të cilëve u janë vënë prangat, ndërsa Klodjan Sullhani është agjent doganor. Ndërkaq shtetasit Selman Doci, Laurent Beka, Afrim Mece, Pëllumb Metollari janë punonjës të disa prej subjekteve tregtare në fushën e karburantëve.
Të arrestuarit akuzohen për kontrabandë mallrash dhe karburanti, ndërkohë policia ka nisur hetimet për verifikimin nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.
Materialet në ngarkim të personave të arrestuar do t'i kalohen për hetime të mëtejshme Prokurorisë.
(e.m/BalkanWeb)