Kompania e sigurimit nuk paguan dëmshërblimin
Tiranë - Shumica e padive për dëmshpërblimit në Gjykatën e Tiranës janë kundër kompanive të sigurimit. Në një vëzhgim që gazeta IDEA ka ndërmarrë mbi paditë e dëmshpërbimit, na rezulton se kompanitë e sigurimeve janë më problematiket në zbatimin e kontratave me klinetët, në dhënien e dëmshpërbimeve në rast aksidentesh. Përtej publicitetit të bujshëm që i bëhet sigurisë së jetës dhe automjeteve është një bujë tjetër, që vetëm ajo pjesë e qytetarëve që kanë pësuar dëme e dinë. Kompanive të sigurimeve në Shqipëri dëmshpërblimi duhet t`ua nxjerrësh me grep, edhe pse paratë i marrin me detyrimin e ligjit.
Rasti që do të publikojmë sot është një padi kundër kompanisë së sigurimit SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA. Dorina Tila, banuese në Tiranë ka pësuar një aksident në korrikun e vitit të shkuar teksa po udhëtonte si bashkëudhëtare, me një makinë të tipit Peugeot. Automjeti rezulton i siguruar me përgjegjësi civile ndaj palëve të treta, pranë kompanisë Sigal. Që do të thotë se Dorina Tila, edhe pse jo pronare, ka të drejtën të dëmshpërblehet nga kjo kompani. Në këtë aksident të ndodhur tek i ashtuquajturi rrethi i Saukut, paditësja ka pësuar dëme që hyjnë në kategorinë e dëmeve të rënda.
Pas aksidentit qytetarja i ka dërguar kompanisë Sigal kërkesë më shkrim, bashkë më dokumentacionin që vërtetojnë dëmin e pësuar. Ajo i ka kërkuar dëmshpërblimin për aksidentin, por kompania nuk i është përgjigjur. Sipas asaj që rrëfehet në padinë e bërë në gjykatë, Dorina ka provuar të kontaktojë sërish me kompaninë por edhe këtë herë ka marrë si përgjigje vetëm heshtje nga kjo e fundit. Sipas dokumentacionit ligjor, kompania e sigurimit detyrohet të paguajë dëmshpërblimin e të aksidentuarit, në një afat 40 ditë pas aksidentit. Në rastin konkret, qytetarja ka pritur tre muaj për dëmshpërblimin dhe me 18.03.2011, i është drejtuar gjykatës me një padi kundër SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA.
Fabula e padisë është pagim dëmshpërblimi për dëmin pasuror dhe jo pasuror si dhe shpenzime të tjera të shkaktuara nga aksidenti i datës 13.07.2010. Ky proces gjyqësor vijon që prej 7 muajsh dhe çështja ende nuk është zgjidhur. 7 seancat gjyqësore, 3 prej të cilave të shtyra për arsye personale apo shëndetësore nga gjyqtarja e çështjes, nuk kanë mjaftuar për të zgjidhur rastin Dorina. Deri më tani gjithçka që ka arritur që bëjë gjykata ka qënë: Të provojë aksidentin dhe të provojë ekzistencën e dëmit të paditur.
Matilda ALLKU/ IDEA
Shkrime të tjera me interes: