Qytetari, politika dhe kauzat e gabuara
Nga Gëzim Tushi
Të flasësh në kohën tonë që është e orientuar nga ideologjia e liberalizmit dhe filozofia e individualizmit për kauza të mëdha, duhet shumë kujdes. Sepse nuk mund të komunikosh dhe të merresh vesh ideologjikisht me njeriun modern. Koha është e tillë që ndryshe nga periudha e mbivlerësimit ideologjik, në kohën e sotme për shkak të natyrës liberale dhe individualiste duket qartë se është punë e kotë, pa vlerë apo është si të rrahësh gjokset kur ato në kohën e sotme ideologjikisht janë bosh. Jeta moderne në shoqërinë tonë nuk është më e lidhur me kauzat ideologjike, të cilat nga që janë relativizuar dhe personalizuar së tepërmi, nuk mund ti ndash në të drejta apo të gabuara. Në të vërtetë në kohën e sotme shoqëria duhet të mësohet me të vërtetën se pas kauzave të mëdha të vërteta apo të fabrikuara fshihen shpesh herë edhe njerëz të shquar por dhe njerëz mediokër, të cilët me sa duket demokracia jo vetëm nuk i pengon por lejon që të shtohen dhe të kapen pas kauzave të tyre mediokre.
Nuk kam dëshirë që të bëjë paralele me idetë e njohura të filozofit të madh japono-amerikan Francis Fukuyama, por megjithatë në trajtimin e kuptimit të problemit të kauzave të mëdha nuk mund të mos evidentoj idenë e tij, sipas të cilës Njeriu i fundit në mbarim të historisë di diçka më mirë sesa të rrezikojë jetën e tij për një kauzë, sepse ai e di që historia ishte përplot me beteja të kota në të cilën njerëzit luftonin për atë se a duhet të jenë të krishterë apo muslimanë, protestantë apo katolikë, gjermanë ose francezë. Besnikëritë të cilat i shtynë njerëzit në punë të krisura të guximit dhe të flijimit historia e mëvonshme i vërtetoi si paragjykime të marra. Njerëzit me arsimin modern janë të kënaqur të rrinë në shtëpi, duke përgëzuar veten për gjerësinë e mendjes dhe jo fanatizmin. F Fukuyama, Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit, f 322-323
Padyshim në konceptimin paradoksal dhe kakofonik të idesë së vjetër të shoqërisë tradicionale për dobinë e kauzave të mëdha ka ndikim të dukshëm politika jonë është që ende nuk është bërë entitet modern që të zhvillohet në funksion të kauzës së drejtë të demokracisë, ndërtimit të shtetit të së drejtës, vendosjes së barazisë sociale, vlerësimit meritokratik të vlerave individuale të njeriut. Sepse duhet të gjykojmë realitetin duke bërë vlerësimin e politikës tonë aktuale në të gjithë krahët e saj. Kjo është arsyeja pse duket se politikanët tanë si grup social dhe individualisht, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada të jetës së lirë demokratike, për shkak të tipologjisë së kaluar të mënyrës së të menduarit ideologjik, që për gjysëm shekulli kanë qenë ndërtuar mbi parime të fosilizuara dhe baza të ngurta doktrinariste, ka bërë që akoma njerëzit e zakonshëm por dhe liderë të niveleve dhe fushave të ndryshme përfshihen në gjykime të bëra në mënyrë dogmatike, që sjellin deformacione sociale që përbëjnë substratin e recidivizmit të kauzave të gabuara.
Të cilat bëhen shkak për të ndikuar negativisht mbi ngjarjet, vlerësimin e fenomeneve politike e sociale dhe pengojnë njerëzit, për të gjetur rrugën e duhur të progresit social, individual, qytetar. Kauzat e gabuara për arsye që dihen nga të gjithë për fat të keq na kanë shoqëruar shpesh herë në historinë tonë. Sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, kur ideologjia komuniste u bë korraca deterministe, që okupoi gjithçka dhe çdo gjë në shoqërinë tonë. Besoj se kjo përvojë e hidhur dhe tragjike, ka qenë e mjaftueshme që të kuptojmë kauzat e konceptuara në mënyrë impersonale dhe deterministe në kohën e sotme janë qartësisht iluzione të rreme. Të cilët akoma kanë mundësi të ndikojnë në terrenin social, ti bëjnë njerëzit rob të ideve ambicioze, egoiste, të deformuara. Ata mund të jenë militantë të indoktrinuar apo njerëz të zakonshëm, që rrallë herë përballë kauzave të gabuara kanë mundësi për të siguruar sovranitet apo ti mendojnë gjërat me kokën e tyre.
Kjo sindromë sociale e trashëguar nga e kaluara, është përsëri një nga patologjitë më të kalcifikuara që ka ndikimet e veta në shoqërinë tonë. Në fakt historia e njerëzimit, qoftë edhe ajo e kohës moderne, është mjaft e begatë për të sjellë shembuj kur popuj të caktuar për shkak të imponimit apo përqafimit të verbër dhe të detyruar të kauzave të caktuara, janë bërë turma sociale të vëna në shërbim të liderëve që kanë mundur, ndërtuar dhe udhëhequr kauza të gabuara. Apo që në mënyrë subjektive kanë futur popujt në rrugë qorre, e kanë çuar vendin buzë të greminave të historisë. Kësaj dialektike të historisë së tërheqjes së njerëzve pas kauzave të gabuara, nuk i ka shpëtuar as historia jonë. Mjafton të kujtojmë periudhën e kaluar, kur kauza e komunizmit doktrinar dhe dogmatik u bë mënyrë dominante jetese, që jo vetëm u kthye në kauzë por dhe e shpuri popullin dhe vendin tonë në krahun e gabuar të historisë. Kjo do të thotë që tani ne duhet dhe po ecim patjetër në rrugë tjetër, që nuk është më e bazuar dhe e mbështetur në kauza doktrinariste. Kjo kërkon që në çdo kohë si qytetarë të mendojnë me kokën tonë, të ruhemi nga kauzat e sajuara, që mund të jenë të veshura me ambalazhe të reja por që në thelb janë recidiviste. Sidomos nga liderët karizmatikë që shpesh fshihen pas kauzave të mëdha ose ato i përdorin si mjet kompensimi për mungesën e forcës individuale.
Kauzat duhen sepse ato gjithnjë kanë forcë ta madhe atraktive. Por ato janë të vështira për ti ndarë se deri ku janë të drejta dhe të nevojshme për të ndërtuar kohezion politik dhe social, dhe ku janë të të gabuara në dëm të interesave të personalizuara antidoktrinare të njerëzve. Sidomos kjo e keqe në kohën e sotme është e pranishme, ndikuese, eminente për popujt që janë mësuar historikisht të besojnë, të jenë të lidhur verbërisht pas fuqisë së kauzave të paqarta, të ndërtuara me ditirambet e liderëve që bëhen promotorë të tyre. Koha ka ndryshuar. Ajo nuk favorizon idetë e deformuara të njerëzve që kanë dëshirë të jetojnë në turma sociale të kompaktësuara në mënyrë doktrinatriste, të lidhura mekanikisht me kauza të mëdha, të fabrikuara për qëllime që nuk lidhen me cilësinë e jetës së tyre.
Sot është fatkeqësi që mund të ketë njerëz, që akoma janë të gatshëm të bëjnë sakrifica në emër kauzave të gabuara, duke e parë atë nga jashtë dhe pa kuptuar qëllimin, thelbin, esencën dhe perspektivën e saj. Padyshim, ajo që duhet kuptuar tani është që kauzat nuk e kanë më forcën indoktrinuese të dikurshme. Në të njëjtën kohë, përsëri ka recidiva të sjelljeve të njerëzve të dhënë formalisht apo shpirtërisht pas kauzave që ata i konsiderojnë të shenjta, apo që të tjerët i mësojnë ti perceptojnë në mënyrë të deformuar.
Nga e kaluara jonë për lidhjet dhe marrëdhëniet me doktrinat dhe kauzat e mëdha duhet të kemi nxjerrë disa mësime, që na duhen për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen demokratike të vendit tonë. Kjo do të thotë se që të bëhemi qytetarë të vërtetë, që të jemi sovranë në raport me determinimet e brendshme dhe të jashtme të kauzave të gabuara, duhet të kuptojmë një të vërtetë të madhe, që sasia e njerëzve që jepen pas një kauze nuk është argument për të pranuar vërtetësinë e saj. Përfshirja e njerëzve artificialisht, me dhunë apo bindje pas një kauze të caktuar, nuk do të thotë se ajo është kauzë e drejtë.
Sot në shoqërinë demokratike shqiptare nuk janë kauzat doktrinariste e artificiale ato që frymëzojnë qytetarët, por aftësia e qytetarëve për të dalluar pas shenjtërisë së kauzave, atë që duhet dhe na shërben nga ajo që është e gabuar që duhet mohuar. Këto dy elementë të dikotomisë demokratike na lejojnë që të dallojmë, të ndajmë, të identifikojmë, në se një ide, propozim, projekt politik apo social përbën për shoqërinë dhe njerëzit tanë kauzë, në se ajo është mënyra e angazhimit politik dhe qytetar e duhur apo