E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasma, ku shkelet paraja me këmbë

Ftesë për debat

Redaksionale
Cilat janë më qytetare, dasmat që organizohen me DJ, apo ato me orkestër? Ku e ndjeni veten më mirë, tek e para apo tek e dyta? Ju duket normale dhe dinjitoze që ende në shoqërinë tone, nëpër dasma të hidhen mbi kokat e njerëzve dhe të shkelen me këmbë paratë e fituara me mund? Këtë sjellje ndaj monedhës sonë, e konsideroni shkelje morale apo ligjore? Për të gjitha këto ju ftojmë të jepni gjykimin tuaj në faqet e gazetës tonë. Opinioni që po botojmë në këtë numër, i gazetarit dhe satirikut Luan Laze, është fillimi i këtij debati të cilin duam ta ndajmë edhe me ju, sepse e gjykojmë me vlerë për emancipimin e shoqërisë. Mirëpresim opinionet tuaja!

Nga Luan Laze
Nëse ka ndonjë moment të jetës ku njeriu e zbulon të plotë dalldinë e tij, ky është gëzimi. Në ato çaste adrenalina është në nivelin e saj më të lartë. Me këtë zhivë hareje të ndezur në gjak dhe në kokë, sikur të ketë pirë viagra, njeriu i gjorë bën çudira. Dhe kur bashkohet budallallëku me adrenalinën, veçanërisht në dasmat shqiptare, marrëzia plas sheshit. Në këto spektakle befasohesh dhe mrekullohesh nga cilësia dhe sasia e injorancës, sigurisht, nëse vetë ke fatin të qëndrosh i kthjellët në atë gjurulldi që quhet dasëm, gëzim, martesë.
Kam vëzhguar nëpër shumë dasma se, kur martohen dy të rinj, të tjerët, të ftuarit, dasmorët, as që duan tia dinë për gëzimin e tyre. Të fundit njerëz që llogariten, janë pikërisht ata, sebepçinjtë e atij gëzimi. Aty kërcehet si në jerm dhe dalldi njëkohësisht, duke mos harruar fishkëllimat e dehura nga pija, si një shyqyr që iu dha mundësia të dëfrejnë dhe të shfryjnë dufet e veta. Çifti qëndron aty si i ngrirë, ndërsa dasmorët fluturojnë si në ekstazë. Kjo quhet dasëm,  ku vajza dhe djali duhet të rrinë seriozë, ndërsa qejfin e bëjnë të tjerët. Kërcime të shfrenuara, ulërima, njerëz që bisedojnë duke bërtitur dhe fëmijë që futen poshtë tavolinave dhe këmbëve të kërcimtarëve. Sidomos fishkëllimat e femrave më duken unikale në këtë atmosferë gëzimi. Sa herë më ftojnë në dasma, pyetja e parë që bëj është: do të keni gra të dehura që fishkëllejnë?
Është e njohur thënia se, kur dy vetë martohen, 200 të tjerë tërbohen. Por shpresoja se, pas dekadash të tëra dhe kapërcimi në një jetë tjetër, kjo urtësi të mos e ruante më aktualitetin. Mirëpo ndodhi e kundërta. Është nga të rrallat thënie e cila vetëm rifreskohet dhe rinohet për ditë. Personazhet budallenj mbajnë gjithmonë në këmbë thëniet për ta. Tërbimi nuk mbaron tek fishkëllimat e marra të burrave dhe grave, tek vallet pa asnjë performancë artistike apo, tek dehja e të ftuarve dasmorë. Një marrëzi tjetër pret të bëjë në dasëm shqiptari për tu dukur plotësisht qesharak. Si tua dhjesë të tjerëve kur ata ta shohin se sa para dhe euro do të hedhë ai për orkestrën. Është akti më kulmor i tragjedisë gazmore. Ngrihet pordhaci i parë dhe nga kuleta e tij e fryrë u ngjit nga një 1000, 2000 apo 5000 lekësh atyre që po kërcejnë. Pasi i ka futur një pështymë si vinovil, pastaj ia ngjit mu në lule të ballit seicilit. Nëse është biznesmen ose emigrant, pështymën ia ngjit euros, e pastaj me gjithë atë, në faqe ose në ballë atij që po kërcen. Ndërkohë, kjo skemë ka vënë në sedër dajën e vogël të dhëndrit, xhaxhain e madh, hallën beqare dhe baxhanakun e tij që punon polic trafiku. E përfytyroni vetë tani se çfarë gare vjen pas saj. Kush e kush të hedhë sa më shumë para, ndërkohë që kartmonedhat bien si gjethet e vjeshtës një nga një në tokë. Aty shkelen dhe merren nëpër këmbë nga gjoja valltarët e kërcimit. Sytë e të gjithë dasmorëvë që nga ky çast, ngulen tek paratë nën këmbë dhe këpucë. Gjithkush i ëndërron për xhepin e tij, por askush nuk do të bëhet pronar i tyre. Përkundrazi. Çdokush nga dasmorët është i detyruar të bëjë të njejtën gjë si të tjerët, të hedhë edhe ai para sepse është turp. Çohu, ngrihu hidh edhe ti, është turp, i thotë gruaja me inat burrit të vet dhe pastaj ajo i fut një fishkëllimë duke përplasur pëllëmbët sipas ritmit të muzikës. Dikush, për të ofenduar gruan e një të njohuri që po kërcente në mes të sallës, u kërkoi atyre që ishin në tavolinë me të, ta pështynin mirë 1000 lekëshin e tij, sepse do tia ngjiste asaj në ballë. Dhe ashtu bëri. Pas kërcimit, zonja zbrazi grushtet me para në koshin e orkestrës dhe shkoi drejt tualetit për të larë fytyrën.
Por ato lekë në shumë dasma nuk shkojnë as për fatin e nuses, as për atë të dhëndrit. Sepse janë prerje vetëm për orkestrën. Orkestër, që nëse do ti testonte një mësues muzike në tetëvjeçare, me siguri do ti ngelte në klasë si të paaftë. Megjithatë, paratë hidhen lumë, shkelen me këmbë dhe pastaj dërgohen tek koshi i orkestrës. Dora e parë mund të shkojë edhe 400 mijë lekë. Po në vallet e tjera? Instrumentistët vijnë për qejf dhe ikin sikur kanë grabitur një bankë. Derisa edhe dasmori i fundit të këtë shkundur xhepin nga 1000 lekëshi, ata nuk e ndalin gërnetën, e cila shpesh herë është e barabartë me damarët e fytit të atij që i bie. Pavarësisht se e kanë marrë tarifën e atij shërbimi nga i zoti i dasmës, përsëri ato miliona grumbullohen për hesap të tyre, në vend që të shkonin për çiftin e ri që sapo nis jetën. E turpshme! Por ja që turpet në mes të gëzimit ne i quajmë dinjitet.  Shqiptarët e kanë të vështirë të jetojnë pa iu mburrur të tjerëve. Vdesin për tu dukur! Shikomëni mua sa para kam dhe sa hedh në dasëm fisi ynë! Mendjemadhësi injorantësh dhe budallenjsh. Jemi i vetmi popull që shkelim paratë me këmbë të cilat janë fituar me aq mund. Kaq pak respekt kemi për paranë dhe mundin? Dasmorë të varfër që hedhin paranë në ajër dhe e shkelin me këmbë, vetëm në këtë tokë mund të gjesh. Nëse ka edhe të tjerë, duhet të jenë ose paraardhësit tanë, ose pasardhësit. Megjithatë, të dy palët janë idiotë.
Në një dasëm në Vlorë ishte i ftuar edhe një shtetas gjerman me bashkëshorten e tij shqiptare. Ndërkohë që i huaji i entuziazmuar nga kjo atmosferë u bë gati për të kërcyer, një ish skafist u ngrit menjëherë dhe nisi të fluturojë një e nga një mbi kokat e njerëzve tufën 100 uroshe. Gjermani i kulturuar dhe i dashuruar me këtë vend, u tromaks, u ul sërish në vend dhe i tha së shoqes: kjo që po shoh këtu është e pashembullt!
Ndërkohë, dasmat me DJ janë gëzimet më të bukura dhe shumë qytetare. Aty asnjë dasmor nuk ndjehet i detyruar, i turpëruar dhe i poshtëruar. Sepse mjaftojnë dhuratat për çiftin dhe një urim nga zemra: u trashëgofshi! Pastaj, gjithkush ka të drejtë të shijojë, që nga tavolina e deri tek kërcimi popullor apo i lehtë. Dasma të tilla i kanë të gjitha elementët modern të një gëzimi kolektiv, muzikë, darkë e shijshme, njerëz që nuk bërtasin apo fishkëllejnë (sidomos femrat), humor, adrenalinë dhe gëzim. Në të tilla raste ke dëshirë të shkosh. Ato nderojnë çiftin, të zotin e saj, gjithë dasmorët dhe ne si popull. Aty ku gëzimi është i bukur, pa krisma armësh dhe para nën këmbë, pa pordhacë që fluturojnë paratë në hava dhe gra që fishkëllejnë, pikërisht aty duket se urimi dhe bekimi që i japin çiftit është i plotë dhe i sinqertë. Pra, u gëzofshi pa krisma armësh e me para që nuk do i shkoni dëm me këmbë! Dhëndri mos qoftë si skafisti, ndërsa nusja mos u bëftë të fëshkëllejë në dasma!
Para disa kohësh kur punoja në një televizion, këtë temë e trajtova me satirë dhe humor. Vajta në dy dasma të ndryshme, njëra me orkestër ku hidheshin miliona, dhe tjetra që ishte me DJ. Ndryshimi ishte rrënjësor. Megjithëse tek të dyja më pritën me shumë bujari, sigurisht nuk e fsheh dot dallimin midis të parës dhe të dytës. Tek e para pashë dhe filmova një pavion të çmendurish që dukeshin sikur u kishte ikur kryeinfermieri. Ndërsa tek e dyta pashë një spektakël artistik plot emocion dhe qytetari. Kur e pyeta një dasmor, atje ku hidheshin paratë, ai më

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›