Qytetaria e Kryebashkiakut Edmond Gjoka, detyrimi i sarandjotëve për përfundimin e një projekti fitues
“Aleanca per Qytetarin” eshte alternativa me e gjetur, më e goditur, më domethënësja, më rezultativja dhe më e kulturuara nga te gjitha motivet e fushatave te forcave te djathta.
Qe te jesh qytetar nuk do te thote te banosh ne qytet. Qe te jesh me te vertet qytetar, kudo qe te banosh, do te thote te jesh shëmbëlltyrë e një qytetarie te larte. Te jesh qytetar i kulturuar do te thote te jesh fisnik nga shpirti, te jesh human, te jesh intelektual i moderuar dhe i kuptueshëm, te jesh pjese shpirtërore e komunitetit midis te cilit jeton, punon, enderron, realizon, e pse jo, edhe sakrifikon. Ne Greqine e lashte, ne Athine, kur sundonte Perikliu, shkalla me e larte e demokracise dhe e qytetarise ishte bere normë pershendetja: “Kallos Politis!” qe ne Shqip do te thote “Qytetar i Nderuar!”. Ne te tilla përmasa ka arritur kryebashkiaku i sotem dhe i nesërm i qytetit te Sarandes, z. Edmond Gjoka, i cili e meriton plotësisht edhe mandatin e tretë. Ky zyrtar nuk ka piken e hijes se zyrtareve te zymte. Njeri shume mirëprites dhe i dëgjueshëm. Njeri qe qan hallet e njerëzve, posa del nga shtëpia e derisa hyn ne zyre e gjate gjithe veprimtarise administrative. Njeri qe u ndodhet qytetareve ne gezime e hidherime. Sarandiotet e kane harruar mungesën e ujit dhe te dritave. Te gjitha rrugicat e lagjeve jane te shtruara me asfalt saqë edhe zbathur te ecësh, je po aq i paster. Qyteti ka nje ajer te paster, te fresket, te shendetshem. Perballe kaltersive se Jonit ngrihet madheshtore Saranda, si nje virgjereshe mitologjike. Gjoka, nje mbeshtetes i investimeve per shkollat, artin e kulturen, nismëtari i veprimtarive qytetare e kombetare, nismetari i filialit ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe ne te ardhmen dhe i tre fakulteteve te tjera. Projektet e rrugëve te brendshme, parqeve, shesheve e gjelbërimit si dhe qendrat argëtuese e çlodhëse jane disa nga prioritetet e ardhshme te kryebashkiakut Gjoka.
Madheshtore do te jene rruga e gjashte dhe e shtate, rruga hyrese ne qytet si dhe shkallaret drejt kompleksit muzeal te Dyzet Shenjtorëve. Ne dy mandatet qeverisese te Gjokes jane bere ndryshime te medha, fale aftesive te tij dhe stafit te bashkise. Prandaj vota per mandatin e trete nuk eshte nje privilegj qe i bejmë Gjokes, por nje obligim i yni, i qytetarëve per permiresimin e jetes sone dhe te femijeve tane, te se ardhmes.