E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Ndryshimet në Kod nuk duhet të jenë të mëdha

"Ndryshimet thelbësore në rast se do të ndodhin duhet të ndodhin në kohë, shumë shpejt në krahasim me datën e zgjedhjeve. Po unë nuk besoj se do të ketë ndryshime thelbësore pasi në përgjithësi ndryshimet thelbësore, nuk janë të këshillueshme të ndodhin shpesh”, ka deklaruar Ristani.

Megjithatë, nëse këto ndërhyrje do të jenë të mëdha, sipas kreut të KQZ-së, ato nuk duhet të bëhen minutën e fundit. “Patëm një ndryshim thelbësor në Kodin e ri, i cili ndryshoi totalisht sistemin zgjedhor në Shqipëri. Kështu që, une pres të ketë ndryshime cilësore për të riparuar ato që praktika ka treguar se mund të jenë më mirë", tha Ristani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›