Pasuritë, ILDKP, masa ndaj 18 zyrtarëve
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) bëri të ditur se janë dërguar tre kallëzime penal në gjykatë, të cilët kanë fshehur pasurinë ose kanë dhënë deklarata të rreme. Ndërkohë që 18 zyrtarë të tjerë janë gjobitur nga institucion.
“Gjatë dy muajve të fundit, janë dorëzuar në organin e Prokurorisë kallëzime penale ndaj 3 zyrtarëve, për të cilët është evidentuar fshehje e pasurisë dhe deklarim i rremë., ndërsa është aplikuar masën administrative me ”gjobë” për 15 zyrtarë, të cilët nuk kanë shmangur konfliktin e interesave në afatin e përcaktuar dhe sipas parashikimeve ligjore. Plot 14 zyrtarë janë gjobitur me vlerën 100 mijë deri në 200 mijë lekë të reja, kurse rasti I 15-të është në proces zgjidhjeje”, theksoi sot zëdhënësi i ILDKP, Albi Serani.
sipas ILDKP-së, shumica e zyrtarëve janë punonjës në zyrat e tatimeve ose të doganave, degë këto më të korruptuarat në vend. Ndërkohë, një zyrtar i kallëzuar penalisht dhe 4 të tjerë të gjobitur për konflikt interesi janë pjesë e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.