E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis gara për krerët e PS në rrethe

Kërkesat pritet të shqyrtohen një e nga një për të vendosur më pas kush do të drejtojë degën e partisë në rrethe. Fillimisht, kryesia e PS-së do të vendos për të zgjedhur ato krerë partish në rrethe ku kandidaturat e propozuara janë më të pakta dhe nuk ka shumë garë.

Ky proces i është besuar kreut të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i cili ka provojë më shumë se dy dekada angazhim politik që në periudhën e komunizmit.

Pas miratimit nga kryesia, emrat e propozuar do të kalojnë në asamble për t’u miratuar. Të gjithë kryetarët e partisë në rrethe do të jenë automatikisht edhe anëtarë të Asamblesë Socialiste, të cilës tashmë do t’i shtohen edhe 36 anëtarë të rinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›