Qyteti Studenti, plot jetë dhe në verë
Qyteti Studenti nuk do të braktiset dhe në sezonin e verës. Ata që kanë një punë por dhe ata që janë në kërkim të një pune, do të mbeten në këtë strehëzë studentore.
Pjesa më e konsiderueshme e studentëve kanë bëra gati valixhen për të shkuar ne qytet ku jeton familja e tyre, ndërsa të tjerë kanë vendosur të thyejnë heshtjen konviktore duke banuar edhe gjatë verës.
Disa nga godinat do të jenë të hapura për të strehuar ata që do të qëndrojnë në Qytetin Studenti. Studentë tregojnë se puna i mban të lidhur me Tiranën dhe se jetesa në Qytetin Studenti kushton më pak se lagjet e tjera të kryeqytetit.
Ndërkohë zhurmat e Qytetit Studenti nuk do të ndihen si zakonisht, të paktën deri në tetor, kur sezoni ri i thërret mijëra studentë të rinjë dhe ekzistues për një vit të ri akademik.