Qyteti Studenti, viti i ri akademik ofron godinë për çiftet e dashuruara
Tiranë- Një godinë e re që do të hapet këtë viti në “Qytetin Studenti” do të strehojë dhjetra çifte të dashuruarish, pasi prej vitesh studentët kanë kërkuar që çiftet të kenë mundësi të jetojnë në godinat e zonës që mbledh mijëra studentë së bashku.
Me një kapacitet prej 100 personash ose 50 çiftesh godina e re do të ketë të gjitha kushtet e nevojshme për një bashkëjetse sa më komode gjatë viteve të studimet, duke thyer kështu barrierat e të jetuarit në godina të ndara për djemtë dhe vajzat.
Por do të jetë një bord i posaçëm përzgjedhës i cili do të caktojë çiftet që do të mund të jetojnë në këtë strehez dashurie, e fillimisht drejtoria e konvikteve lajmëron se çiftet duhet që fillimisht të paraqesin kërkesat pranë zyrave të saj.
Në këtë mënyrë kemi shembur edhe barrierat e mentaliteteve apo paragjykimeve. Çiftet duhet të bëjnë kërkesë. Për vite me radhë në drejtori kemi pasur kërkesa për të mundësuar qëndrimin në një dhomë bashkë, të vajzave dhe djemve, ndërkohë që këtë vit, në këtë bujtinë të gjithë këto çifte do të jetojnë bashkë, pas nisjes së vitit akademik,-tha drejtori i konvikteve në Qytetin Studenti, Bujar Brovina.
Qyteti Studenti për këtë vit do të numërojë afro 1800 banorë të rinj e në total do mikpresë 7 mijë studentë. Teksa mësohet se nuk do të ketë rritje të tarifës së strehimit, vijon të mbetet 40 mijë lekë dhe aplikimet do të nisin sapo të nxjerrë vendimin Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
/IDEA/