Blic: Serbia, në takime me Kosovën edhe pa fusnotën
Serbi- Qeveria e Serbisë ka shumë gjasa që në pak ditë të ndryshojë marrëveshjen e firmosur nga qeveria e mëparshme në lidhje me pjesëmarrjen e përfaqësueve të Serbisë në forumet rajonale, në të cilët edhe përfaqësuesit e Kosovës do të jenë të pranishëm.
Siç raporton sot media serbe ‘Blic’ ajo ka mësuar jozyrtarisht se deputetja serbe për Integrimin Evropian Suzana Grubjesic dhe shefi i zyrës qeveritare për lidhjet me BE-në, Milan Pajevic janë duke punuar mbi një tekst që do të paraqitet në disa nga seanca e ardhshme që pritet të mbahen së shpejti.
Ky teskt, siç raportn sot ‘Blic’ referuar burimeve të tij, do t’u mundësojë zyrtarët serbe që të marrin pjesë në konferencat ndërkombëtare pa njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pa insistuar se emri zyrtar i Kosovës përfshin një ‘footnote’.
“Ideja e Grubjesic është se teksti i ri është adoptuar nga qeveria para se ajo të mbajë një takim me Stefan Fule në Bruksel më 30 Gusht. Ky padyshim do të ishte një gjest i vullnetit të mirë në marrjen e një date për fillimin e negociatave me BE-në’,-tha burimi për ‘Blic’.
“Qeveria serbe ka konstatuar se duke ndenjur larg disa forumeve dhe mbledhjeve është vetëm Serbia që po humbet sepse zëri i saj nuk mund të dëgjohet. Kjo është arsyeja pse propozimi do të jetë i tillë që përfaqësuesit tanë gjithmonë do të theksojnë se pjesëmarrja e tyre nuk do të thotë njohje të Kosovës’,-vijon burimi.
Komisoni Evropian tha gjithashtu në opinion e tij për anëtarësimin e Serbisë ne BE në Tetor të vitin të shkuar se është një përparësi të bërit progres në lidhje me bashkëpunimin rajonal.
Dorina Bilbili/IDEA/