E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti në kaos, por Roma-Inter do të luhet

ROME-Sfida mes Romës dhe Interit, në program të dielën në orën 15.00, do të luhet rregullisht, megjithë kaosin e krijuar në kryeqytetin italian si rrjedhojë e motit të keq. Njësia e Krizës për emergjencat kundër borës ka kryer analizën e situatës dhe ka vendosur që ndeshja të luhet. Problemi për këtë takim nuk është fusha e “Olimpikos”, por rrugët e hyrjes në stadium. Situata monitorohet nga minuta në minutë, por Interi është njoftuar për këtë dhe sot pasdite është nisur për në Romë me avion.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›