Një tjetër projekt madhor për qytetin e Sarandës.

Një tjetër investim madhor pritet që të fillojë në qytetin bregdetar të Sarandës. Kësaj here bëhet fjalë për rrugën kryesore Lëkurës1, që lidh pjesën nga nënstacioni elektrik, deri tek kanali i Çukës.Investimi I Qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, sipas kryetarit të bashkisë Adrian Gurma do të lehtësojë e trafikun rrugor ,por edhe ti japë kësaj zone një pamje tjetër.
‘’Saranda si një nga destinacionet kryesorë turistike në vend , e meriton që të ketë investime madhorë edhe në këtë vit. Me shumë kënaqesi, mund të shprehem që kemi përfituar një investim shumë të rëndësishëm i cili do ta ndryshojë kryekeput qasjen e fluksit dhe të trafikut në qytetin e Sarandës . Do të jetë një rrugë panoramike dhe njëfarë unaze për qytetin e Sarandës, ç’ka do të lehtësojë ndjeshëm, gjithë fluksin dhe trafikun e qytetarëve që do duan t’i drejtohen Ksamilit dhe gjithë pjesës tjëtër bregtetare në jug të vendit .Ky investim në të njëjtën kohë do t’i japë shumë vlerë edhe pjesës nën kalanë e Lëkursit, një zonë që tashmë është bërë e banuar por që nuk ka patur infrastrukturën e nevojshme . Ne jemi në pritje të fillimit të këtij investimi, procedurat kan뒒, ka pohuar kryetari Gurma.
Ky është projekt i dytë madhor ,ku Qeveria investon në këtë qytet, pas atij të shetitores “Naim Frashëri”.