E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, furnizim ekstra për shërbimin parësor në zonat malore

Ardhja e stinës së dimrit i ka gjetur të gjitha qendrat shëndetësore, në zonat e thella malore të Gjirokastrës , të pajisura me medikamente e gjithë pajisjet e nevojshme për të mbuluar nevojat në cdo rast emergjence.Përfituese, të përvitshme tashmë, janë qendrat shëndetësore Picar, Zagorie, Pogon.Mjeku i qendrës shëndetësore “Pogon”,Shefqet Latifi,thotë se furnizimi nga Ministria e Shëndetësisë është bërë para dy muajsh.

“Këtë vit jemi pajisur, më herët ,me gjithcka është e nevojshme për të përballuar rastet urgjente,  që mund të paraqitën  gjatë stinës së ftohtë. Dua të theksoj se në  të gjitha kategoritë me risk është aplikuar edhe vaksina kundër gripit.Kësaj vaksine i janë nënshtruar 150 banorë të kësaj zone, shifër më e lartë se vitin e kaluar”,shprehet Latifi.

Përsa i përket situatës së pandemisë  Latifi bën të ditur  se në njësinë administrative Pogon janë shënuar vetëm dy raste me covid,të cilët janë trajtuar nga mjeku i familjes dhe sot gëzojnë shëndet të plotë.

Kjo qendër ofron shërbim për 1200 banorë të fshatrave minoritare Polican , Skore,  Çatistë,  Mavrojev,  Hllomo,  Selckë,  Sopik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›