RADHA E MANDATEVE
Ilir Beqen e kam mik. E kam edhe te nje partie. Mjaftojne keto te dyja qe cdo gje qe mund te them te paragjykohet. E megjithate a ja vlen qe thjesht per kete arsye te mos flas Them se jo.
Beqes pavaresisht se perpiqet te duket i qete i ka pjelle belaja. U gjend ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar. Pikerisht ne momentin kur banda e kusareve ishte zene me presh ne duar dhe spo dinte kujt ti binte tak i nxoren Beqen perpara. Ju kujtohet kur Berisha erdhi ne pushtet me 2005-n me parullen e antikorrupsionit. Te gjithe ministrite moren urdher te denonconin paraardhesit socialiste. Sipas skemes secili u perpoq te bente nga nje a dy denoncime sa per te plotesuar planin. Ne ministrine ku une kisha qene zevendes porosia e partise u zbatua duke me cuar mua per ndjekje penale. Edhe une thjesht u gjenda ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar.
Kesaj radhe kjo puna e te hequrit te mandatit u zu pikerisht diten qe Beqja shkoi e doli ne debat per pune te korrupsionit. Mirepo Partia Socialiste ka mbi 60 deputete dhe pse duhej te shkonte pikerisht Beqja kjo kuptohet po te shohesh listen e te kuptosh se katandis kokoshi nje thele. Nje takem sdine te lidhin dy llafe se i vune deputete duke i marre nga rruga per te vetmen arsye se jane te tille. Nje takem tjeter dhe keta kane bere qe Grupi Parlamentar ti ngjase me shume Dhomes se Tregtise sesa Perfaqesuesve te Popullit te Majte as qe mund tu afrohen ekraneve e mikrofonave se mund tu dalin aq shume te palara sa si lan dot as Drini e Vjosa bashke. Pastaj eshte nje kategori e trete e atyre qe dine te flasin qe skane pazare mbi shpine por qe sjane ne gustot e kryetarit dhe ne fund mbeten nje dore njerez ku i ra radha Beqes.
Une di deputete te majte e te djathte qe edhe sot qe po flasim ndertojne pa leje jo shtepi a ndonje shtese kati por pallate mbi pallate. Di deputete qe kane biznese mbi biznese qe jane te tyret por nuk quhen te tyret se jane ne emer te kusherinjve. Di deputete qe jane perziere me vrasje e me krime me droge me prostitucion me trafiqe me lloj-lloj hyneresh. Di deputete qe mezi dine shkrim e kendim apo te tjere qe u caktuan per deputete pikerisht se nuk dinin shkrim e kendim. Di te tjere deputete qe ne cdo qeverisje normale apo nese do kishin UNMIK-un ketu sot do ishin me e pakta prapa hekurave. Di keto e shume te tjera sic i dime te gjithe dhe i shohim qe sa me shume u dalin te palarat aq me shume u trashet lekura. E megjithate te gjithe keta vazhdojne te shkojne te qete te Tempulli i Sovranit ndersa u gjet Ilir Beqja per tu vene nden hetim Bash ky eshte farmaku me i tharet moral qe do ti duhet te gelltise Iliri. Dhe pikerisht ky eshte me i keqi i te keqijve mesime qe mund ti jepen publikut shqiptar. Pa dashur ti jap vetes ndonje vlere te paqene me lejoni tu rrefej se e kam gelltitur edhe vete kete farmak moral dhe eshte vertet shume i hidhur.
Te nesermen e dites kur u vendos qe Ilir Beqja eshte e keqja e korrupsionit ne nje komision kuvendor diskutohej nje projektligj qe kishte te bente me ndertimet pa leje. Nga nje veshtrim i shpejte i salles ku diskutohej me rezultuan te pakten 4 deputete qe kane ndertime pa leje ndersa perballe tyre Gjergj Bojaxhiu ne cilesine e drejtorit te Policise se Ndertimit u jepte shpjegime dhe u raportonte se si do ndalohen ndertimet pa leje. Ha ha ha Epo kjo ska ashtu ku te rrije. Ben tjetri shkolla e mastera vjen nga Amerika dhe e vene te shembe llamarina gerxheve te Krujes ndersa nje tufe trutulesh te bere deputete i rrine persiper e i japin urdhra Kesaj i thone qe te vesh te mencmit per kaptere e te marret per gjenerale.
Kushdo mundet dhe jo pa te drejte te me terheqe vemendjen se po merrem me emra e persona te vecante dhe jo me fenomenin ne pergjithesi. Ne fakt kjo puna e te marrit me llafe te pergjithshme me teorira ne ajer te palidhura me realitetin eshte goxha ne mode midis fjalollogeve tane. I degjon te flasin keshtu neper emisione tryeza e gazeta dhe dalin si ska me mire. Edhe debatin e bejne edhe nuk prishen me askend edhe namin e shtojne. Mirepo ne kete mes harrohet se asnje sistem teori institucion apo struktura nuk ka vlere nese lihet ne duar te te paqeneve.
Por edhe kur behet kjo ndonjehere zeme te ndreqin litarin aty ku i ka dale ndonje fije e jo aty ku eshte kalbur fare. Se ja ngrihet Andrea Stefani dhe kerkon qe ne emer te moralit te qashter Beqja duhet te jape doreheqjen vete. Po dakord do isha edhe une por nese perpara se ti vinte radha Beqes tu hiqej mandati gjithe aradhes se stergjate te atyre qe nuk kane ngjyer gishtin por jane te zhytur ne pazaret e shfrytezimit te pushtetit.
Ne vitin e larget 2001 edhe une u thirra ne prokurori per dy kova varak qe per mungese kohe u blene pa tender per te lyer basorelievet me skulptura te godinave te ministrive ne qender te Tiranes. Do ta beja kabull te denohem edhe une por nese perpara meje te shihja te denohen ata qe zhduken mijera kilometra rruge te shtruara me asfalt vetem ne leter ndersa ne fakt as qe ekzistojne fare. Duart e pastra kane kuptim jo kur u behet truk mollezave te gishtave por kur pasi u lahet fort i gjithe zhuli dhe pislleku fshihen fort per te pastruar edhe rrudhezat me te thella te mbetura. Perndryshe thjesht do genjejme veten do bejme pis peshqirin dhe do semuremi sa here te zeme gje me dore. Nuk sherben per asgje qe murgjit te debatojne me njeri-tjetrin se cili eshte me i deliret ndersa jashte mureve te manastirit gelon vesi dhe zvetenimi.
E gjithe kjo maskarade ia del te kete edhe nje ane groteske. Pasi prokuroria mbylli denoncimin e pare ndaj meje u nderrua ministri dhe erdhi ky qe i mbeti emri si Ai i mbertheckave. Pun e pare qe beri ky me hapi prape ceshtje penale. Prape ne prokurori une. Mirepo as nuk mburresha dot se te thuash qe kam zene lufte me Sali Berishen a me Bajlozin edhe ja vlen po te thosha qe po me akuzonte ky burri skishte as lezet sic edhe doli me pas. Te njejtin problem ka sot edhe Beqja. Ne nje kenge te vjeter per Ali pashane populli thote O Ali qe tunde dhene / zure lufte dhe me Mbrene se helbete ja vlen te te dale nami qe po lefton me Sulltanin. Mirepo tek pashe listen e atyre qe kishin firmosur per ti hequr mandatin Ilirit me zu te qaret. Kish ca emra aty qe ububu moj nene keshtu qe aha Ilir harroje kete pune se as kenge sdo te te ngrene dot. Rrojme ne nje kohe qe ka nevoje per heronj por keta as hero ste lene te behesh.