E Shtunë, 31 Tetor 2026

RAI Sport: Italo-shqiptari Skela te Askoli

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela nënshkroi një kontratë një vjecare me opsion edhe për një vit të dytë me skuadrën e Serisë A italiane, Askolin. Lajmi u publikua dje nëorët e vona në faqen zyrtare në internet të klubit italian.
"Trekuartisti italo-shqiptar, - shkruan televizioni kombëtar i Italisë, RAI, - nënshkroi një kontratë një vjecare me opsion edhe për një vit të dytë".
29-vjecari Skela sezonin e kaluar u aktivizua në kampionatin gjerman me Kaiserslauternin dhe do të bashkohet me shokët e rinj të skuadrës në datën 7 shtator, pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare të Shqipërisë me Bjellorusinë dhe Rumaninë.
Interesant është një fakt, ndërsa Skela nënshkroi kontratën me klubin italian, i pari në karrierën e tij, media sportive gjermane pranë Eintrahtit të Frankfurtit, vazhdojnë të shkruajnë për Skelën si një lojtar të padobishëm.
Skela mbyll kështu listën e lojtarëve pa ekip në kombëtaren shqiptare. Pak ditë më parë, mesfushori Edvin Murati u bashkua me ekipin e kategorisë së dytë greke Panserriakos, mbrojtësi Adrian Aliaj te klubi kroat i kategorisë së dytë Grad Soilin dhe Florjan Myrtaj nënshkroi për klubin e kategorisë së tretë italiane C1, Teramo.
Është hera e parë që në Serinë A italiane luajnë kaq shumë lojtarë shqiptarë: Igli Tare te Lacio, Erjon Bogdani te Siena, Ervin Skela te Askoli dhe kosovari me pasaportë zviceriane Valon Behrami te Lacio.
Ndeshja e parë e Askolit për sezonin e ri 2006-2007 është ajo kundër Atalantës në transfertë, më ekipin e të cilës është bashkuar së fundi edhe Kristian Vieri.
---------------------
LOJTARET SHQIPTARE NE ITALI
Lacio: Igli Tare, Valon Behrami
Siena: Erjon Bogdani
Askoli: Ervin Skela
Teramo: Florjan Myrtaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›