Piturka, trajneri rumun akuzohet nga media bullgare për ryshfet

Viorel Paunescu, president i Federatës Rumune të Noti, tha sot se Viktor Piturka, trajneri i Kombëtares rumune të futbollit, nuk ka marrë para kur ekipi i tij u akomodua në hotelin "Rex" në Mamaia në bregdet, ashtu sic ka spekuluar ditët e fundit media bullgare, kundërshtarja e parë e Rumanisë në Euro 2008. "Unë nuk kam asnjë marrëdhënie me Piturkën kur hoteli u shit prej meje më 10 gusht. Hoteli "Rex" kishte nënshkruar një marrëveshje me Federatën Rumune të Futbollit (FRF) dhe hoteli i morri paratë nga federata dhe jo Piturka", është shprehur Paunesku për median rumune.