Optimizëm në Hamburg, të gjithë për fitore me Bjellorusinë

Kombëtarja kuqezi vazhdoi edhe sot stërvitjen e paradites e cila u ndoq sërish nga një numër i madh shikuesish, përfshire edhe përfaqësues të mediave te ndryshme gjermane. Interesimi për kombëtaren e Shqiërisë ka qenë mjaft i madh nga mediat e huaja dhe nga personalitete te ndryshme të politikës dhe sportit të qytetit gjerman të Hamburgut. Ky interesim është pritur me entuziazëm nga kuqezinjtë dhe të pyetur nga talentet.com të gjithë shprehen tepër entuziastë dhe thonë se ky interesim i motivon për të dhënë maksimumin edhe në stervitjet testuese nën drejtimin e trajnerit Oto Baric.
Në mesditë u kthye edhe Klodian Duro nga vizita mjekësore, teksa ka mësuar nga mjekët gjermanë se ka pësuar një dëmtim të ligamenteve. Duro është shprehur për talentet.com se do të qëndrojë 6 javëe larg fushave të futbollit dhe nga këto 6 javë, dy prej tyre ai do të ketë vendosura shina në këmbë. Mesfushori i Kombëtares shpreson se do të rikuperohet shumë shpejt nga dëmtimi për t'u rikthyer fushës së futbollit. Të gjithë lojtarët e tjerë gëzojnë formë të shkëlqyer dhe shprehen optimist për ndeshjen e radhës.
Bekim Kastrati pohoi: "Të gjithë duhet të japim maksimimin dhe të mos e nënvlerësojmë kundershtarin sepse Bjellorusia është një skuadër e fortë në fushën e saj". Altin Lala, që po tregon një formë shumë të mirë në stërvitje flet me bindje se kuqezinjtë do të triumfojnë .
Mesfshori shkatërrues Lorik Cana, që kreu një ditë më parë seanca të të diferencuara, sot iu bashkua grupit të lojtarëve dhe gëzon formë shumë të mirë. "Do të marrim nje rezultat pozitiv dhe shpresoj të shënoj gol për të marrë 3 pikët e para dhe për t'u përqendruar në ndeshjet e ardhshme".
Debatik Curri dhe Armend Dallku gjatë gjithë stërvitjeve kanë bërë që Oto Baric të mos ketë shumë dhimbje koke në repartin e mbrojtjes. Për talentet.com dy lojtaret shprehën se janë në formë të shkëlqyer.
Edhe golashënuesi i kuqezinjve Erjon Bogdani, premton se do të shënojë gol dhe këtë gol dëshron tua dhurojë tifozerisë së zjarrtë anëmbanë shqiptare. Edhe lojtarët e tjerë shprehen me fjalët më të mira për tifozerinë kuqezi dhe në vecanti falënderojnë të gjitha ata tifozë që kanë ardhur për të ndjekur kuqezinjtë në Hamburg.
Lojtarët janë tepër të kënaqur nga mikpritja dhe dhe ngrohtësija që mbizotëron në hotelin e akomodimit. Të gjithë ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe për t'u përmendur është kapiteni i Hanoverit, Altin Lala, qe gjithmonë shkon e merr vetë gjithcka cfarë dëshiron për të pirë pa dashur të ketë shërbimin e kamariereve që janë në dispozicion. I pyetur se përse nuk i thotë kamarierit pëer t'i shërbyer, ai shprehet: "Unë këtu jam në shtëpinë time dhe në shtëpinë tënde nuk të duhet kamarjeri"
Të tre portieret e Kombëtares kuqezi janë në formë të shkëlqyer dhe trajenri i tyre Foto Strakosha shprehet se Shqipëria ka një kualitet të lartë për portën shqiptare.
Kuqezinjtë mbasdite zhvilluan edhenjë tjetër seancë stërvitore që si e ajo e paradites i ndoq nga një numër i madh gazetarësh dhe tifozësh.