Memelli: “Mirëse erdhe Adrian Gashi te Bran”

Kosovari me pasaportë norvegjeze, Adrian Gashi, që më parë është aktivizuar me Valerangas, sot nënshkroi për ekipin e SK Bran Bergen, ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Migen Memelli. Madje ishte ky i fundit, që ia bëri me dije këtë fakt albania-sport.com gjatë një bisede telefonike. Blerja e tij kushtoi 7.000.000 korona, që bëjnë rreth 1 milion dollarë, ndërkohë që dhe lojtari do të përfitojë një pagesë të mirë vjetore. Adrian Gashi nënshkroi një kontratë që e lidh me ekipin e SK Bran Bergen deri në vitin 2010. "Jam shumë i kënaqur që erdhi dhe një tjetër lojtar shqiptar në ekipin tonë, - tha Memelli, përmes linjës telefonike. "Ardian Gashi është një mesfushor shkatërrues shumë i fuqishëm. Nga sa e kam parë në ndeshjet e tjera, përmes televizonit, ai nuk lodhet kurrë. Më vjen mirë, pasi jemi moshatarë, ai është 25 dhe unë 26-vjec". Gashi do të jetë i gatshëm të luajë për SK Bran qysh në ndeshjen e parë të rradhës në transfertë kundër Stabaek Football, që do të luhet më 11 shtator 2006 (ora 19:00). Stabaek ndodhet në vendin e katërt të kampionatit norvegjez me pesë pikë më pak se SK Bran Bergen, që vazhdon të jetë në krye me 34 pikë.
Adrian Gashi, që ka lindur më 20 qershor (172 cm, 68 kg), ka luajtur 7 ndeshje për Kombëtaren e Norvegjisë dhe 18 ndeshje me U-21, ndwrsa nw kampionatin norvegjez ka zhvilluar 80 ndeshje.
Gashi më parë ka luajtur në kampionatin norvegjez me Orn-Horte, Molde dhe nga janari i vitit 2004 me Valerenga.
Dash Frashëri